Autorizimi për import të preparateve radiofarmaceutike



Qëllimi
Fillimisht aplikacionet nga kompanitë pranohen, pastaj protokolohen dhe shqyrtohen nga ana e shefit të Divizionit. Pas kësaj merret vendimi brenda afatit të caktuar ligjor.

Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është vënja nën kontrollë të importit të preparateve radiofarmaceutike për përdorim në mjekësi me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik.

Baza ligjore

Validiteti
3 muaj

Organi i ankimimit
Bordi i Ankesave

Afati i ankimimit
30 ditë

Informacion për aplikim
  • Barnat narkotike/ Vula e doganës / Nënshkrimi i zyrtarit doganor / Data
  • Emri i oportuesit me narkotikë / Numri i licencës për operim me narkotikë L1/ Data e skadimit
  • Bartësi i Autorizim Marketingut / Emri Adresa Tel/Fax
  • Prodhuesi / Importuesi
  • Emri i kompanisë transportuese
  • Dokumentacioni përcjellës
  • Deklaratë; Deklaruesit, Emri dhe mbiemri, Nënshkrimi, Data
  • Drejtori i kompanisë
  • Farmacisti përgjegjës
Dokumentacioni i kërkuar
  • Aplikacioni [Origjinal]
  • Certifikata e analizës për secilën seri [Origjinal]
  • Fatura / profatura [Origjinal]

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 45 dite


Lloji i pagesësShuma e taksës (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa Pagesë për Autorizim për import të preparateve radiofarmaceutike-0.1% nga vlera totale e faturës Transfer bankar

Linku i Formularit për Aplikim
barnatari.rks-gov.net

Shkarko formularët