Regjistrimi për ripaketim të produkteve për mbrojtjen e bimëve



Qëllimi
Personat fizik dhe juridik bëjnë kërkesë për ripaketimin e Produkteve për Mbrojtjen e Bimëve në departamentin për Politika Bujqësore dhe Tregjeve në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Personi në të njëjtën kërkesë mund të aplikojë për lloje të ndryshme të ripaketimit të PMB-ve në sasi të ndryshme. Formulari i aplikimit duhet të përmbajë të dhënat e sakta për llojet e PMB-ve që do të ripaketohen, llojet e ambalazhit, si dhe sasinë e njësisë të PMB-ve të ripaketuara. Pas kompletimit të dokumentacionit dhe dorëzimit të tij duhet të pritet 10 dit për përgjigje.

Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është lejimi i ripaketimit në sasi të ndryshme të produkteve nga fermerët.


Validiteti
10 ditë

Organi i ankimimit
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillmit Rural (MPZHR).

Afati i ankimimit
15 ditë

Informacion për aplikim
  • Të dhënat për importuesin (Emri dhe mbiemri , Adresa dhe vendi, Telefoni dhe e-mail-i);
  • Të dhënat për produktin për mbrojtjen e bimëve;
  • Emri tregtar;
  • Substanca aktive (Kategoria: herbicid, fungicid, insekticid, të tjera(të shënohet kategoria);
  • Sasia e importuar;
  • Forma e ripaketimit;
  • Data, Nënshkrimi i personit përgjegjës për shitjen e PMB;
Dokumentacioni i kërkuar
  • Kërkesa për ripaketim; [Origjinal]
  • Certifikatën për regjistrimin e biznesit; [Origjinal]
  • Autorizimin e prodhuesit për të drejtën e ripaketimit të PMB-ve; [Origjinal]
  • Certifikatën për analiza te përgjithshme të PMB-ve, të lëshuar nga laboratori i akredituar; [Origjinal]
  • Dëshmitë pët kualifikimet profesionale të stafit që bënë ripaketimin e PMB-ve (fakulteti nga drejtimet agronomi, kimi apo teknologji); [Kopje e verifikuar]
  • Modelin e etiketës që i bashkëngjitet ambalazhit të PMB-ve; [Kopje]
  • Modelin e ambalazhit; [Për shikim]
  • Procesverbalin e inspektorit fitosanitar; [Origjinal]
  • Pëlqimin mjedisor nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor; [Origjinal]
  • Lejen mjedisore nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (brenda gjashtë (6) muajve nga dita e marrjes së lejes së veçantë për përdorim të PMB në sasi të vogla); [Origjinal]
  • Lejen për importim të PMB-ve; [Origjinal]
  • Listën dhe sasinë e planifikuar për ripaketim; [Origjinal]
  • Listën e pajisjeve që përdoren për ripaketim të PMB-ve në sasi të vogla; [Kopje]

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 2 vite


Lloji i pagesësShuma e taksës (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Taksa Transfer bankar
Tarifa Transfer bankar
Pagesa Pagesa për regjistrim: Për herë te parë 100€ Për vazhdim 70€ Transfer bankar 1000400070001150