Certifikatë për Administrator Falimentues
Qëllimi
Pas publikimit të konkursit nga ana e Ministrisë së Drejtësisë, kandidatët e dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm për të iu nënshtruar provimit për Administrator Falimentues. Departamenti përkatës pranë Ministrisë së Drejtësisë pas kontrollit të dokumentacionit e përgatit edhe vendimin se cilët kandidatë i plotësojnë kushtet për të iu nënshtruar provimit. Kandidatët të cilët kanë me sukses e kalojnë provimin me shkrim dhe me gojë, pas konstatimit të Komisionit marrin edhe Certifikatën e provimit për Administrator Falimentues. Certifikatën për dhënien e provimit e nënshkruan Kryetari dhe Sekretari i Komisionit.
Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është që kandidatët të dëshmojnë dhënien e Provimit për Administrator Falimentues përmes çertifikatës
Baza ligjore
Ligjet
Aktet nën ligjore
Validiteti
90 ditë
Organi i ankimimit
Komisioni për shqyrtimin e ankesave
Afati i ankimimit
3 ditë
Informacion për aplikim
- Emrin, emrin e babait dhe mbiemrin;
- Vendi dhe adresa e banimit;
- Lloji dhe shkalla e kualifikimit profesional;
- Të dhënat për përvojën e punës.
Dokumentacioni i kërkuar
- 1. Diplomë/Ceritifikatë shkollimi me sistem katër vjeçar ose Master [Kopje e verifikuar]
- 2. Vërtetim i përvojës së punës në kohëzgjatje të paktën minimale tre vjeçare. [Origjinal]
- 3. Letërnjoftimi [Origjinal]
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): Certifikata lëshohet për afat të pakufizuar.
Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
---|---|---|---|
Taksa | Transfer bankar | ||
Tarifa | Transfer bankar | ||
Pagesa | Pagesa caktohet me vendim te Ministrit | Transfer bankar | 1000400070003470 |