Regjistrimi i mjeteve ajrore pa pilot (SAP)



Qëllimi
Procedura fillon me aplikimin e palës, pastaj me rishikimin e dokumentit dhe informimin e KFOR-it, i cili lëshon pëlqim/autorizim. Pastaj bëhet pagesa e tarifës.

Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është regjistrimi i SAP dhe futja në regjistrin e SAP, i cili menaxhohet nga AAC-ja.

Baza ligjore
Ligjet
Aktet nën ligjore

Validiteti
Deri në dy vjet

Organi i ankimimit
Komisioni i ankesave, Autoriteti i Aviacionit Civil

Afati i ankimimit
15 ditë

Informacion për aplikim
  • Të dhënat personale
  • Kopjen e letërnjoftimit, apo në rastet e shtetasve të huaj, kopjen e pasaportës
  • Të dhënat e SAP
Dokumentacioni i kërkuar
  • Formulari i plotësuar [Origjinal]
  • Përshkrimin e operimit dhe zonës të fluturimit [Origjinal]
  • Llojin e SAP që do të përdoret për operimin e fluturimit [Origjinal]
  • Fotot e SAP i cili do të përdoret [Origjinal]
  • Manualin e fluturimit ose manualin e përdoruesit [Origjinal]
  • Deklaratën e nënshkruar [Origjinal]
  • Certifikata e testit të njohurisë (për Kategoritë 3 dhe 4 të SAP) [Origjinal]
  • Pagesa e tarifës për regjistrim të SAP [Origjinal]

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 dite


Lloji i pagesësShuma e taksës (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Taksa Transfer bankar
Tarifa Transfer bankar
Pagesa • për Kategorinë 1 të SAP një shumë prej 10 €; • për Kategorinë 2 të SAP një shumë prej 20 €; • për Kategorinë 3 të SAP një shumë prej 50 €; • për Kategorinë 4 të SAP një shumë prej 100 €. (a) Kategoria 1 - përfshinë SAP, pesha operative e të cilëve është më e vogël se 1 kg, me një lartësi maksimale deri në 50 m, me shpejtësi maksimale ajrore që nuk i kalon 30 m/s dhe rreze maksimale deri në 100 m; b) Kategoria 2 - përfshinë SAP, pesha operative e të cilave është nga 1 kg deri në 5 kg, me një lartësi maksimale deri në 150 m, me shpejtësi maksimale ajrore që nuk i kalon 30 m/s dhe rreze maksimale deri në 2.500 m; c) Kategoria 3 - përfshinë SAP, pesha operative e të cilave është nga 5 kg deri në 20 kg, me një lartësi maksimale deri në to 500 m, me shpejtësi maksimale ajrore që nuk i kalon 55 m/s dhe rreze maksimale deri në 2.500 m; d) Kategoria 4 - përfshinë SAP, pesha operative e të cilave është nga 20kg deri në 150 kg, pa kufizime në lartësi, shpejtësi dhe rreze. Transfer bankar 1000 4000 7000 2217

Linku i Formularit për Aplikim

Shkarko formularët