Aprovimi për të transportuar mallra të rrezikshme nga ajri
Qëllimi
Aplikuesi i interesuar aplikon në AAC me të gjitha dokumentet e kërkuara dhe pas shqyrtimit të Komisionit, jepet përgjigja brenda afatit të caktuar.
Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është aprovimi për operatorët ajror që dëshirojnë të transportojnë mallra të rrezikshme nga ajri.
Në rrjedhë të kësaj, poseduesi i Certifikatës së Operatorit Ajror (AOC) të lëshuar nga Autoriteti i Aviacionit Civil të Republikës së Kosovës nuk mund te transportoj mallra te rrezikshme përmes ajrit, ne bordin e mjeteve ajrore te tij, pa autorizim/aprovim të veçantë për transportin e mallrave të rrezikshme përmes ajrit, të lëshuar po ashtu nga Autoriteti i Aviacionit Civil të Republikës së Kosovës i cili e ka lëshuar AOC-në.
Baza ligjore
Validiteti
2 vite
Organi i ankimimit
KZAP në AACK
Afati i ankimimit
15 ditë
Informacion për aplikim
- Të dhënat mbi aplikuesin (emri, mbiemri, adresa, tel.)
- Të dhënat mbi personin përgjegjës (emri, mbiemri, funksioni, adresa, tel.)
Dokumentacioni i kërkuar
- Shprehjen e interesit
- Formularin e aplikimit [Origjinal]
- Dokumentacionin sipas procedurës AACK/DSF/DG-PRC-01 [Origjinal]
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 dite
| Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
|---|---|---|---|
| Taksa | Transfer bankar | ||
| Tarifa | Transfer bankar | ||
| Pagesa | 1000 | Transfer bankar | 1000 4000 7000 2217 |