Certifikim për Organizatë Trajnuese



Qëllimi
Aplikuesi e dorëzon formularin me të gjithë dokumentacionin e paraparë me legjislacion në Autoritetin e Aviacionit Civil. Formulari dhe dokumentacioni shqyrtohen nga Drejtori i Departamentit të Shërbimeve të Navigacionit Ajror. Afati për shqyrtim është 60 ditë nga data e aplikimit. Pas shqyrtimit të të gjithë dokumentacionit, lëshohet Certifikimi për Organizatë Trajnuese dhe nënshkruhet nga Drejtori i Përgjithshëm i autoritetit të Aviacionit Civil.

Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është siguria se një organizatë trajnuese, ofron një shërbim të sigurt, cilësor dhe efikas në bazë të rregullave dhe standardeve më të larta për siguri në aviacionin civil, sipas ligjit për aviacionin civil (Ref. Konventa e ICAO-s dhe aktet juridike të BE-së.

Baza ligjore
Ligjet
Aktet nën ligjore

Validiteti
2 - 6 vite

Organi i ankimimit
AAC

Afati i ankimimit
15 ditë

Informacion për aplikim
  • Emri, mbiemri dhe adresa e aplikuesit
  • Adresa e ndërmarrjes
  • Numri i telefonit, numri i faksit dhe e-mail adresa e personit përgjegjës
  • Përshkrimi i shërbimeve për të cilat aplikohet
Dokumentacioni i kërkuar
  • Një deklaratë të nënshkruar nga Kryeshefi Ekzekutiv apo ekuivalent që konfirmon se organizata dhe çdo dokumentacion referues i cekur definon përputhshmërinë aktuale dhe në vazhdimësi, të organizatës me të gjitha Kërkesat e apilkueshme dhe pajtohet që t’i ofroj AAC-së çdo informatë për vlerësimin e përshkrimit [Origjinal]
  • Politika e organizatës për siguri në pajtim me direktivat e Kërkesave të Përbashkëta [Origjinal]
  • Titujt e pozitave dhe emrat e menaxhmentit të lartë [Origjinal]
  • Një strukturë organizative që tregon linjën e përgjegjësive të menaxhmentit në fushat e mbuluara nga Kërkesat e Përbashkëta [Origjinal]
  • Një strukturë organizative që tregon linjën e përgjegjësive të menaxhmentit në fushat e mbuluara nga Kërkesat e Përbashkëta [Origjinal]
  • Një përshkrim të përgjithshëm të resurseve të fuqisë punëtore [Origjinal]
  • Një përshkrim të përgjithshëm të objekteve dhe pajisjeve të organizatës [Origjinal]
  • Fushëveprimi i shërbimeve që do të ofrohen nën këtë certifikatë [Origjinal]
  • Procedura për amendamentimin e përshkrimit dhe të njoftimit të AAC-së për ndonjë ndryshim [Origjinal]

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 60 dite


Lloji i pagesësShuma e taksës (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Taksa Transfer bankar
Tarifa Transfer bankar
Pagesa • 2,000.00 € për lëshimi i certifikatës, • 1,000.00 € për ripërtëritjen e certifikatës, • 500.00 € për amendamentimin e certifikatës Transfer bankar 1000 4000 7000 2217

Linku i Formularit për Aplikim

Shkarko formularët