Aprovimi i Aerodromeve – Klasa B



Qëllimi
Pas aplikimit, Inspektori i Departamentit të Aerodromeve e kontrollon formularin dhe dokumentacionin shtesë. Afati për shqyrtim është 60 ditë nga data e aplikimit. Pas verifikimit të të gjithë dokumentacionit dhe inspektimit të aerodromit, departamenti i aerodromeve rekomandon tek drejtori i përgjithshëm lëshimin e aprovimit, i cila pastaj nënshkruhet nga Drejtori i Përgjithshëm

Përshkrim i Shkurtër
Qëllim i kësaj procedure është rregullimi i sigurisë së aerodromeve për shfrytëzim publik, në shërbim të operacioneve të transportit ajror nga operatorë ajror vendorë dhe ndërkombëtar.


Validiteti
60

Organi i ankimimit
AAC

Afati i ankimimit
15 ditë

Informacion për aplikim
  • Të dhënat mbi aplikuesin (emri, mbiemri, adresa, tel.)
  • Të dhënat mbi personin përgjegjës (emri, mbiemri, funksioni, adresa, tel.)
  • Të dhënat mbi pozitën e aerodromit (emri i aerodromit, përshkrimi i pronës, koordinata gjeografike/pozita dhe largësia nga qyteti më i afërt)
  • Përshkrimi i operimeve të planifikuara
  • Detajet që do të shënohen në Certifikatën e Aerodromit
Dokumentacioni i kërkuar
  • Kopja e Procedurave të Operimeve dhe Mirëmbajtjes së Aerodromit
  • Detajet e karakteristikave fizike të aerodromit, pajisjeve, shërbimeve dhe mjeteve, përfshirë edhe hartat aeronautike (hartën e aerodromit dhe hartën e pengesave) [Kopje]
  • Kopja origjinale/e vërtetuar e regjistrimit të biznesit
  • Dëshmia mbi pronësinë e aerodromit apo të drejtës për shfrytëzim [Origjinal]
  • Të dhënat (CV) për stafin e lartë drejtues së aerodromit [Kopje]
  • Dëshmia e pagesës së 50% të shumës së tarifës, në përputhje me rregulloren në fuqi për tarifat e ngarkuara nga AAC. [Kopje]

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 5 vite


Lloji i pagesësShuma e taksës (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Taksa Transfer bankar
Tarifa Transfer bankar
Pagesa 1) Aprovimi fillestar 4000 EUR; 2) Ripërtëritja e aprovimit 2000 Eur; 3) Amendamendimi/transferimi i certifikatës 4000 Eur; 4) Pagesa vjetore 1000 Eur. Transfer bankar 1000 4000 7000 2217

Shkarko formularët