Certifikatë për këshilltarë dhe zhvillim rural
Qëllimi
Për të kryer shërbime këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural, personi duhet të aplikojë për certifikim në Departamentin e Shërbimeve Këshillimore dhe Teknike.
Ministria bën shpalljen publike në baza vjetore për aplikim për certifikim të kandidatëve për shërbime këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural.
Shpallja nga paragrafi 1 i këtij neni publikohet më së paku në dy (2) gazeta ditore dhe në ueb faqe të Ministrisë.
Komisioni për Vlerësimin dhe Certifikimin e Këshilltarëve, përbëhet nga pesë (5) anëtarë, i cili komision shqyrton dokumentacionin dhe njofton palën me shkrim për përmbushjen e kritereve dhe nënshtrimit në trajnime të parapara për certifikim.
Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është legalizimi i këshilltarëve për bujqësi dhe zhvillim rural për të kryer shërbime këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural.
Baza ligjore
Validiteti
5 vite
Organi i ankimimit
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Afati i ankimimit
15 ditë
Informacion për aplikim
- Emri dhe Mbiemri, Datëlindja;
- Adresa/ Telefoni/ E-mail adresa/Nr. Personal;
Dokumentacioni i kërkuar
- Letërnjoftimi; [Kopje]
- Dëshmi të kualifikimeve shkollore; [Kopje e verifikuar]
- Dëshmi mbi përvojën e punës; [Origjinal]
- Dëshminë se nuk është nën hetime dhe i dënuar për vepër penale; [Origjinal]
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 15 ditë
| Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
|---|---|---|---|
| Taksa | Transfer bankar | ||
| Tarifa | Transfer bankar | ||
| Pagesa | 50 euro | Transfer bankar |