Njohja e ekspertëve për mbrojtje nga rrezatimi



Qëllimi
Aplikuesi aplikon në Zyrën Administrative të Agjencisë për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguri Bërthamore. Dokumentacioni bartet në Zyrën për Licencim. Zyrtari për Licenca informon Komisionin për leje, licenca, regjistrime, i cili është i caktuar me vendim të Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë. Zyrtari për Licencim cakton datën dhe kohën e shqyrtimit të aplikacionit, në afat prej 15 ditësh nga data e kompletimit të dokumentacionit për aplikim. Komisioni mblidhet, shqyrton aplikacionin dhe përgatit rekomandimin të cilin ia dorëzon Kryeshefit Ekzekutiv. Varësisht nga rekomandimi i Komisionit, Kryeshefi merr vendim për lëshimin ose jo të Njohjes.

Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i Njohjes së ekspertëve për mbrojtje nga rrezatimi është vendosja e kontrollit rregullator mbi praktikat dhe burimet e rrezatimit që mund të përbëjnë rrezik për njerëzit dhe mjedisin.


Validiteti
5 vite

Organi i ankimimit
Agjencia për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguri Bërthamore

Afati i ankimimit
15 ditë

Informacion për aplikim
  • - Të dhënat e personit juridik/fizik: (ndërmarrja, numri i biznesit, qyteti, kodi postar, rruga dhe numri, telefoni, emaili)
  • - Të dhënat mbi veprimtarinë
  • - Deklarata me përgjegjësi të plotë se të dhënat dhe dokumentacioni i bashkëlidhur janë të sakta
  • - Verifikimi i personit juridik/fizik (emri dhe mbiemri, vula, data)
Dokumentacioni i kërkuar
  • 1. Letërnjoftimi [Kopje]
  • 2. Certifikatë për të kaluarën penale [Origjinal]
  • 3. Diploma [Kopje e verifikuar]
  • 4. Certifikatat e trajnimeve [Kopje]
  • 5. Dëshmi për përvojen e punës [Origjinal]
  • Për Njohjen e ekspertëve të huaj për Mbrojtje nga Rrezatimi kërkohet: 1. Certifikata e njohjes si ekspert për mbrojtje nga rrezatimi e lëshuar nga institucioni përgjegjës në shtetin e huaj [Origjinal]
  • 2. Dëshmi për përvojen e punës [Origjinal]

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 dite


Lloji i pagesësShuma e taksës (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Taksa Transfer bankar
Tarifa Transfer bankar
Pagesa Nuk është e përcaktuar në mungesë të aktit nënligjor Transfer bankar

Linku i Formularit për Aplikim

Shkarko formularët