Leje për zbatimin e hulumtimeve shkencore në natyrë
Qëllimi
Pala plotëson formularin, ku janë të parapara informatat dhe dokumentacioni i nevojshëm për paraqitësin e kërkesës. Pala parashtron kërkesën e cila shqyrtohet në Departamentin e Mbrojtjes së Mjedisit, dhe Ujërave pastaj Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor përmes një vendimi lëshon apo refuzon dhënien e lejes palës, në të cilën përcaktohen kushtet të cilave pala duhet t’u përmbahet gjatë realizimit të hulumtimeve shkencore në natyrë.
Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është hulumtimi shkencor bio-mjeksor, riprodhimi ose përmirësimi i llojeve që do të rriste përfitimet për ruajtjen e natyrës si dhe ka poashtu qëllime arsimore.
Baza ligjore
Ligjet
Aktet nën ligjore
Validiteti
1 vit
Organi i ankimimit
Komisioni për ankesa pranë Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor
Afati i ankimimit
15 ditë
Informacion për aplikim
- Kërkesë për pëlqim, leje, licencë, certifikatë dhe vërtetim të paraparë me legjislacionin për mbrojtjen e natyrës
- Dy rekomandime nga institucioni shkencor për të cilin personi fizik kryen hulumtimin, në rast se aplikuesi është person fizik
- Plani i punës, metodologjia e hulumtimit
- Informata për anëtarët e ekipit për hulumtimin shkencor (duke përfshirë thirrjen akademike dhe vendin e punës)
- Informata për specializimet, ekspertizën dhe hulumtimet e deritanishme të zbatuara nga ana e personit juridik ose antarëve të ekipit
- Lejet e marra më parë për hulumtime në natyrë dhe numri i protokolit
- Fletëpagesa
- Obligohet poseduesi i kësaj Leje që me rezultatet e hulumtimit ta njoftoj Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimi Hapësinor në afat prej 30 ditësh nga dita e përfundimit të hulumtimit në natyrë
Dokumentacioni i kërkuar
- Kërkesa me shkrim [Origjinal]
- Dokumentacioni i kërkuar në formular [Origjinal]
- Metodologjia e punës [Për shikim]
- Afati kohor i kërkesës për zbatimin e hulumtimeve në natyrë [Origjinal]
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë
| Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
|---|---|---|---|
| Taksa | Transfer bankar | ||
| Tarifa | Transfer bankar | ||
| Pagesa | 15 Euro | Transfer bankar | 1000400070002120 |