Nostrifikimi i certifikatës specialistike (të fituar jashtë vendit)
Qëllimi
Komisioni i lëmisë përkatëse bënë barazvlersimin dhe nostrifikimin e certifikatës specialistike si për aspektin kohor dhe përmbajtësor.
Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është për të siguruar standarde më të larta të kualitetit të shërbimeve shëndetësore dhe të profesionistëve shëndetësor në sektorin e shëndetësisë në Kosovë. Pa nostrifikim të certifikatës specialistike profesionisti shëndetësor nuk mund të licencohet.
Baza ligjore
Validiteti
Pa afat
Organi i ankimimit
Komisioni për Ankesa
Afati i ankimimit
30 ditë
Informacion për aplikim
- Emri, emri i prindit dhe mbiemri;
- Data dhe vendi i lindjes;
- Adresa;
- Numri i telefonit;
- Vendi dhe data e diplomimit (fakultet)
- Lëmia e specializimit;
- Data e specializimit;
Dokumentacioni i kërkuar
- Planprogrami i specializimit –i përkthyer; [Kopje e verifikuar]
- Validiteti i certifikates specialistike–i përkthyer; [Kopje e verifikuar]
- Certifikata specialistike e noterizuar dhe e përkthyer; [Kopje e verifikuar]
- Diploma e fakultetit e noterizuar [Kopje e verifikuar]
- Letërnjoftimi [Kopje]
- Dy foto [Origjinal]
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 dite
| Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
|---|---|---|---|
| Taksa | Transfer bankar | ||
| Tarifa | Transfer bankar | ||
| Pagesa | Pagesë për nostrifikim - 150 Euro | Transfer bankar | 1000400070002508 |