Autorizimi i Futjes në Shërbim për Lokomotiva, Trena Motorik, Vagonë të Udhetarëve, Vagonë të Mallrave dhe Mjeteve për Mirëmbajtjën e Infrastrukturës



Qëllimi
Pas pranimit të aplikacionit, njoftohet kompania për pranimin e aplikacionit, shikohet se a është dokumentacioni i kompletuar dhe vazhdohet me shqyrtimin e secilit dokument. Nëse gjatë shqyrtimit të dokumenteve vërehet se ka nevojë për dokumente shtesë njoftohet kompania qe ti sjell dokumentet e nevojshme. Pasi që të kompletohet dhe shqyrtohet se a janë plotësuar të gjitha kërkesat ligjore atëherë brenda afatit të paraparë prej 120 ditëve merret vendimi për dhënien apo refuzimin e autorizimit për futjen në shërbim për Lokomotiva, Trena Motorik, Vagonë të Mallrave dhe Mjeteve për Mirëmbajtjen e Infrastrukturës.

Përshkrim i Shkurtër
Përdorimi i mjetit lëvizës në infrastrukturën hekurudhore.

Baza ligjore

Validiteti
Pa kufizim, por në rast se ka ndryshime substanciale gjatë riparimit duhet të merret autorizim i ri i futjës në shërbim.

Organi i ankimimit
Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave

Afati i ankimimit
30 ditë

Informacion për aplikim
  • Për të aplikuar për marrjen e autorizimit për futjen në shërbim të mjeteve lëvizëse nuk ka një formular të veqant, por bëhet një kërkesë drejtuar ARH-së, respektivisht Departamentit të Sigurisë për dhënien e autorizimit për futjen në shërbim. Me kërkesë bashkangjitet edhe komplet materiali përcjellës i mjetit lëvizës.
Dokumentacioni i kërkuar
  • Dokumentacioni teknik të mjetit lëvizës ku janë të përshkruara karakteristikat teknike [Kopje]
  • Kompania e cila e kryen riparimin / mirëmbajtjen duhet të jetë e çertifikuar [Kopje]
  • Certifikatat e kualitetit sipas ISO standardit [Origjinal]
  • Deklaratat e komformitetit [Origjinal]
  • Testet e mjetit lëvizës [Kopje]
  • Të tjera ( përshkrimi i ndryshimeve substanciale/ nëse ka, lista e pjesëve të ndërruara/ nëse ka, raporti i pranimit teknik, kontrata e shitblerjes/ riparimit, etj.) [Kopje]

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 120 ditë


Lloji i pagesësShuma e taksës (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Taksa Transfer bankar
Tarifa Transfer bankar
Pagesa 1. Për mjetet e reja lëvizëse 1 % nga shuma e blerjës së mjetit lëvizës. 2. Për mjetet e riparuara 1.5 % nga shuma e riparimit. Transfer bankar 170001210012552

Linku i Formularit për Aplikim

Shkarko formularët