Leje Ndërtimore
Qëllimi
Leje e lëshuar nga organi kompetent është akt juridik që shërben për realizimin e ndërtimit në përputhje me Ligjin për Ndërtim.
Lëshimi i lejes ndërtimore dhe përcaktimi i kërkesave të saj do të zbatohen në pajtueshmëri me parimet si: mbrojtja e shëndetit dhe sigurisë; ruajtja dhe mbrojtja e trashëgimisë kulturore; mbrojtja e të drejtave pronësores si dhe për të mundësuar implementimin e dokumenteve të planifikimit hapësinor.
Përshkrim i Shkurtër
Leja ndërtimore lëshohet nëse dokumentacioni ndërtimor përgatitet në pajtueshmëri me kushtet ndërtimore dhe në pajtim me dispozitat e Ligjit për Ndërtim, Kodin e ndërtimit dhe standardeve te ndërtimit etj.
Leja ndërtimore për kategorinë e III të ndërtimeve (ndërtime me rrezikshmëri të lartë dhe me interes nacional) është kompetencë e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Pas dorëzimit të kompletuar të aplikacionit për leje të ndërtimit, aplikuesit i dorëzohet njoftimi për vlerën e taksës administrative për leje të ndërtimit, dhe brenda periudhës 5 ditore, aplikuesi duhet ta dorëzoj dëshminë e pagesës. Pastaj fillon llogaritja e afatit kohor, ku në afatin prej 45 dite, Ministria është e obliguar të lëshoj vendimin për Leje Ndërtimore.
Baza ligjore
Validiteti
Leja Ndërtimore vlen një (1) viti nga dita e fuqizimit të lejes ndërtimore. Vlefshmëria e lejes ndërtimore mund të zgjatet edhe për një (1) vit (neni 21, paragrafi 7, i Ligjit Nr.04/L-110).
Organi i ankimimit
Gjykatën Themelore në Prishtinë
Afati i ankimimit
30 ditë
Informacion për aplikim
- Informata personale rreth aplikuesit
- Detajet rreth vendndërtimit
- Ekipi i projektimit dhe ndërtimit
- Detajet e ndërtimit
- Emri i Projektit
- Miratimet/aprovimet të cilat kërkohen duke u bazuar ne llojin e objektit
- Dokumentacioni ndërtimor
- Deklarata e aplikuesit
- Detajet e infrastrukturës
- Kushtet e veçanta
- Dokumentet e nevojshme për aplikim për leje ndërtimore
Dokumentacioni i kërkuar
- Aktvendimi i cili i përcakton kushtet ndërtimore (Kushtet ndërtimore për parcelën); [Kopje]
- Miratimet për kyçje në shërbimet teknike të infrastrukturës; [Kopje]
- Miratimet e nevojshme nga organet qeveritare apo institucionet tjera (varësisht nga lloji i ndërtimit si: pëlqimet, lejet e ndryshme..etj.); [Origjinal]
- Tre (3) kopje fizike dhe një kopje digjitale në formatet PDF dhe DWG të projektit kryesor; [Origjinal]
- Kopja e planit dhe certifikata e pronësisë nga kadastra jo më e vjetër se gjashtë muaj; [Origjinal]
- Kopjet e licencave profesionale të hartuesve të projektit të cilët kanë përgatitur dokumentacionin ndërtimore (dokumentacionin e hartuesit të projekti kryesor); [Kopje e verifikuar]
- Vlerësimi i ndikimit në mjedis për ato ndërtime siç kërkohet me Ligjin mbi vlerësimin e ndikimit në mjedis. [Kopje]
- Vërejtje: Lista e dokumentacionit/pëlqimeve mund te ndryshoj varësisht prej specifikave te projektit!
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): Ministria ka kompetencë për lëshimin e lejeve për ndërtimet e kategorisë III, sipas Shtojcës nr. 1 të Ligjit Nr.04/L-110. Leja ndërtimore lëshohet nga organi kompetent, përkatësisht Ministria, brenda dyzet e pesë (45) ditëve pas pranimit të kërkesës për leje ndërtimore. (Neni 17, 1.2. i Ligjit Nr.04/L-110.
| Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
|---|---|---|---|
| Taksa | Taksa Administrative për Leje Ndërtimore për ndërtimet e kategorisë se tretë janë të përcaktuara me vendim të Ministrit me numër 901/24 te datës 15/02/2024. Taksa Administrative për: 1.1 Leje Ndërtimore për ndërtimet e Kategorisë së III-të, të cilat maten me metër katror, në vlerë prej 6.90 €/m2; 1.2 Leje Ndërtimore për ndërtimet e Kategorisë së III-të, të cilat nuk maten me metër katror, llogaritja e taksës bëhet si më poshtë: 1.2.1 Kur vlera investive e projektit është deri në pesë milion euro (≤ 5.000.000 €), llogaritja e taksës bëhet sipas formulës: 0.008 * X = ________ €, ku X është vlera investive e projektit; 1.2.2 Kur vlera investive e projektit është mbi pesë milion euro deri në njëzet milion euro (> 5.000.000 € deri në 20.000.000 €), llogaritja e taksës bëhet sipas formulës: 0.005 * (X - 5.000.000 €) + 40.000 € = ________ €, ku X është vlera investive e projektit; dhe 1.2.3 Kur vlera investive e projektit është mbi njëzet milion euro (> 20,000.000 €), llogaritja e taksës bëhet sipas formulës: 0.002 * (X - 20.000.000 €) + 115.000 € = ________ €, ku X është vlera investive e projektit. | Transfer bankar | / |