Leje për import të mbeturinave



Qëllimi
Procedura e lëshimit të lejes për import të mbeturinave bëhet përmes aplikimit në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor dhe shqyrtimit nga ana e komisionit i cili formohet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor. Komisioni për leje merr vendim per lëshimin ose mos lëshimin e lejes në bazë të vlerësimit të dokumentacionit. Procesverbali i komisionit për leje nënshkruhet nga kryetari dhe anëtarët tjerë të komisionit që kanë qenë pjesëmarres ne takim dhe procesin e shqyrtimit të kërkesës. Në bazë të vlerësimit nga ana e komisonit hartohet vendimi për leje dhe nënshkruhet nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm.

Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është përcaktimi i kushteve dhe procedurave për lëshimin e lejeve për import të mbeturinave në Republikën e Kosovës.

Baza ligjore

Validiteti
1 vit

Organi i ankimimit
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës

Afati i ankimimit
15 ditë

Informacion për aplikim
  • Emri, mbiemri dhe adresa e aplikuesit
  • Data e aplikimit
  • Numri i telefoni, numri i faksit dhe email adresa
  • Sasia e mbeturinave
Dokumentacioni i kërkuar
  • Formulari [Origjinal]
  • Garancioni Financiar [Origjinal]
  • Kontara mes derguesit dhe pranuesit të mbeturinave [Origjinal]
  • Certifikata e regjistrimit të biznesit [Origjinal]
  • Dëshminë për karakteristikat e mbeturinës [Origjinal]
  • Formën e plotësuar me shënimet e kërkuara për notifikim për qarkullim nderkufitar të mbeturinave sipas shtojcës I dhe II të U.A për import , eksport dhe tranzit të mbeturinave [Origjinal]
  • Deklarata sipas shtojcës IV të U.A për import, eksport dhe transit të mbeturinave e cila vërtetohet nga aplikuesi për leje [Origjinal]

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 60 ditë


Lloji i pagesësShuma e taksës (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Taksa Transfer bankar
Tarifa Transfer bankar
Pagesa 10 Euro Transfer bankar 1000400070002120

Linku i Formularit për Aplikim

Shkarko formularët