Licencë për kabinet ultrazë



Qëllimi
Pala parashtron kërkesën në Divizionin për Licencime të Institucioneve Shëndetësore për licencimin e Kabinetit Ultrazë dhe me aplikacionin e marrë nga Ministria e Shëndetësisë dhe licencën e lëshuar nga Agjencioni i Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguri Bërthamore, shqyrtimi i dokumentacionit bëhet nga Bordi për Licencim të Institucioneve Private të Kujdesit Shëndetësor, lëshimi i vendimit i nënshkruar nga Kryesuesi i Bordit dhe mirret licenca me validitet 5 vjeçar e nënshkruar nga Kryesuesi i Bordit dhe Ministri i Shëndetësisë.

Përshkrim i Shkurtër
Kjo procedurë ka për qëllim plotësimin e kushteve për hapësirën, invertarin, paisjet dhe personelin për ofrimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor si dhe këtyre subjekteve t'u mundësohet ushtrimi i veprimtarive përkatëse konform legjislacionit në fuqi, për të kontrolluar cilësinë e shërbimit në këto institucione dhe për të garantuar shëndetin e publikut.


Validiteti
5 vite

Organi i ankimimit
Ministria e Shëndetësisë, Komisioni per Shqyrtimin e Ankesave të Aplikuesve dhe të Institucioneve Private Shëndetësore

Afati i ankimimit
30 ditë

Informacion për aplikim
  • Lloji i institucionit, titulli i institucionit, adresa
  • Orari i punës së institucionit
  • Themeluesi: Emri (Emri i Prindit) Mbiemri, adresa, telefoni, faksi-E-mali
  • Drejtori: Emri (Emri i Prindit) Mbiemri, adresa, telefoni, faksi-E-mali
Dokumentacioni i kërkuar
  • Formulari për aplikim [Origjinal]
  • Certifikata e regjistrimit të biznesit [Kopje]
  • Letërnjoftimi i personit përgjegjës [Kopje]
  • Licenca e punës për personelin shëndetësor [Origjinal]
  • Pëlqimi sanitar nga Komuna përkatëse në të cilin do të hapet institucioni shëndetësor [Origjinal]
  • Statuti i institucionit shëndetësor duke u bazuar në Ligjin për Shëndetësi Nr. 04/L-125 [Origjinal]
  • Licenca e lëshuar nga Agjensioni i Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguri Bërthamore [Origjinal]

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë


Lloji i pagesësShuma e taksës (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa 200 Euro Aplikimi dhe 600 Euro Licencimi Transfer bankar

Shkarko formularët