Licencë për laborator të stomatologjisë
Qëllimi
Pala aplikon në Ministri pranë Divizionit për Licencime të Institucioneve Shëndetësore për licencimin e Laboratorëve të Stomatologjisë, vlerësimin e bënë Komisioni Vlerësues, shqyrtimi i aplikacionit bëhet nga Bordi i Licencimit të institucioneve shëndetësore private, pas aprovimit dërgohet tek Ministri për nënshkrim. Në afatin prej 30 ditësh nga data e aplikimit lëshohet licenca me vendim të Bordit për periudhën kohore prej 5 vitesh.
Përshkrim i Shkurtër
Kjo procedurë ka për qëllim plotësimin e kushteve për hapësirën, invertarin, paisjet dhe personelin për ofrimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor si dhe këtyre subjekteve t'u mundësohet ushtrimi i veprimtarive përkatëse konform legjislacionit në fuqi, për të kontrolluar cilësinë e shërbimit në këto institucione dhe për të garantuar shëndetin e publikut.
Baza ligjore
Validiteti
5 vite
Organi i ankimimit
Ministria e Shëndetësisë, Komisioni për shqyrtimin e Ankesave të aplikuesve dhe institucioneve private shëndetësore
Afati i ankimimit
30 ditë
Informacion për aplikim
- Emri, mbiemri dhe adresa e aplikuesit
- Numri i telefonit dhe email adresa
- Informata për veprimtarinë punuese
- Orari i punës
- Statuti i Institucionit shëndetësor duke u bazuar në Ligjin për Shëndetësi nr. 04/L-125
Dokumentacioni i kërkuar
- Formulari për aplikim [Origjinal]
- Statuti i Institucionit shëndetësor duke u bazuar në Ligjin për Shëndetësi Nr. 04/L-125 [Kopje]
- Dokumentacioni identifikues për themeluesin, drejtorin dhe personelit shëndetësor [Kopje]
- Licencat profesionale për personelin shëndetësor [Origjinal]
- Certifikata e regjistrimit të biznesit duke përfshirë informatat shtesë mbi biznesin [Kopje]
- Pëlqimi Sanitar nga Komuna në të cilën do të hapet institucioni shëndetësor [Origjinal]
- Pagesa e Tarifës administrative sipas UA 08/2014, përmes fletëpagesës e cila merret në Divizionin për Licencime dhe Akreditime të Institucioneve Shëndetësore [Origjinal]
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë
| Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
|---|---|---|---|
| Taksa | Transfer bankar | ||
| Tarifa | Transfer bankar | ||
| Pagesa | 200 Euro për Aplikim; 800 Euro për Licencim; | Transfer bankar |