Licencë për laborator të citologjisë



Qëllimi
Pala aplikon në Ministri pranë Divizionit për Licencime dhe Akreditime të Institucioneve Shëndetësore për licencimin e Laboratorit të Citologjisë, vlerësimin e bënë Komisioni Vlerësues; shqyrtimi i aplikacionit bëhet nga Bordi i licencimit të institucioneve shëndetësore private, pas aprovimit dërgohet tek Ministri për nënshkrim. Në afatin 30 ditë nga data e aplikimit lëshohet licenca me vendim të Bordit për periudhën kohor prej 5 vitesh.

Përshkrim i Shkurtër
Kjo procedurë ka për qëllim plotësimin e kushteve për hapësirën, invertarin, paisjet dhe personelin për ofrimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor si dhe këtyre subjekteve t'u mundësohet ushtrimi i veprimtarive përkatëse konform legjislacionit në fuqi, për të kontrolluar cilësinë e shërbimit në këto institucione dhe për të garantuar shëndetin e publikut.


Validiteti
15

Organi i ankimimit
Ministria e Shëndetësisë, Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave të aplikuesve dhe Institucioneve private shëndetësore

Afati i ankimimit
30 ditë

Informacion për aplikim
  • Lloji i institucionit, titulli i institucionit, adresa
  • Orari i punës së institucionit
  • Themeluesi: Emri (Emri i Prindit) Mbiemri, adtresa, telefoni, faksi-E-mali
  • Drejtori: Emri (Emri i Prindit) Mbiemri, adresa, telefoni, faksi-E-mali
  • Licenca profesionale, për personelin shëndetësor
  • Certifikata e regjistrimit të Biznesit
  • Dokumenti Identifikues
  • Shërbimet shëndetësore që ofrohen sipas ICD-9
  • Formulari i aplikimit
Dokumentacioni i kërkuar
  • Formulari për aplikim [Origjinal]
  • Statuti i institucionit shëndetësor duke u bazuar në Ligjin për Shëndetësi Nr. 04/L-125 [Kopje]
  • Dokumentacioni identifikues për themeluesin, drejtorin dhe personelit shëndetësor [Kopje]
  • Licenca profesionale për personelin shëndetësor [Origjinal]
  • Certifikata e regjistrimit të biznesit duke përfshirë informatat shtesë mbi biznesin [Kopje]
  • Pëlqimi Sanitar nga Komuna në të cilën do të hapet institucioni shëndetësor [Origjinal]
  • Pagesa e Tarifës administrative sipas UA 08/2014, përmes fletëpagesës e cila merret në Divizionin për Licencime dhe Akreditime të Institucioneve Shëndetësore [Origjinal]

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 5 vite


Lloji i pagesësShuma e taksës (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Taksa Transfer bankar
Tarifa Transfer bankar
Pagesa 200 Euro për Aplikim; 1000 Euro për Licencim; 200 Euro për Ripërtëritje; Transfer bankar 1000400070002508

Shkarko formularët