Licencë për spital special
Qëllimi
Aplikimi bëhet në Divizionin për Licencime dhe Akreditime të Institucioneve Shëndetësore. Vlerësimi bëhet nga Komisioni vlerërsues për spitale, Shqyrtimi i dokumentacionit të aplikimit dhe formularit vlerësues nga Bordi për licencim të Institucioneve Private të Kujdesit Shëndetësor, lëshimi i vendimit i nënshkruar nga Kryesuesi i Bordit dhe Licencës me validitet prej 5 viteve i nënshkruar nga Kryesuesi i Bordit dhe Ministri i Shëndetësisë.
Përshkrim i Shkurtër
Kjo procedurë ka për qëllim plotësimin e kushteve për hapësirën, invertarin, paisjet dhe personelin për ofrimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor si dhe këtyre subjekteve t'u mundësohet ushtrimi i veprimtarive përkatëse konform legjislacionit në fuqi, për të kontrolluar cilësinë e shërbimit në këto institucione dhe për të garantuar shëndetin e publikut.
Baza ligjore
Validiteti
30
Organi i ankimimit
Ministria e Shëndetësisë, Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave të Aplikuesve dhe Institucioneve private shëndetësore
Afati i ankimimit
15 ditë
Informacion për aplikim
- Lloji i institucionit, titulli i institucionit, adresa
- Orari i punës së institucionit, Themeluesi: Emri (Emri i Prindit) Mbiemri, adresa, telefoni, faksi-E-mali
- Drejtori: Emri (Emri i Prindit) Mbiemri, adresa, telefoni, faksi-E-mali
Dokumentacioni i kërkuar
- Formulari i njoftimit për hyrje në aktivitetin e komunikimeve elektronike [Origjinal]
- Certifikata e regjistrimit të biznesit [Kopje]
- Letërnjoftimi i personit përgjegjës [Kopje]
- Licenca profesionale për personelin shëndetësor [Origjinal]
- Pëlqimi sanitar nga Komuna përkatese në të cilën do të hapet institucioni shëndetësor [Origjinal]
- Kontrata për shërbimin e morgut [Origjinal]
- Kontrata për Menaxhimin e mbeturinave të rrezikshme [Origjinal]
- Kontrata për shërbime të kontraktuara [Origjinal]
- Kontrata për furnizim me gjak dhe produkte të gjakut [Origjinal]
- Dokumenti i identifikimit për themeluesin, drejtorin e institucionit shëndetësor dhe personelin shëndetësor [Kopje]
- Shërbimet shëndetësore që ofrohen në institucionin shëndetësor sipas ICD 9 [Kopje e verifikuar]
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 5 vite
Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
---|---|---|---|
Taksa | Transfer bankar | ||
Tarifa | Transfer bankar | ||
Pagesa | Aplikimi 1000 Euro; Licencimi 3000; Ripërtëritja 1000 | Transfer bankar | 1000400070002508 |