Licencë për spital të përgjithshëm
Qëllimi
Pala aplikon në Divizionin për Licencime dhe Akreditime të Institucioneve Shëndetësore. Vlerësimi bëhet nga Komisioni Vlerësues për spitale, shqyrtimi i dokumentacionit të aplikimit dhe formularit vlerësus nga Bordi për Licencim të Institucioneve Private të Kujdesit Shëndetësor, lëshimi i vendimit i nënshkruar nga Kryesuesi i Bordit dhe licencimit me validitet prej 5 vitesh i nënshkruar nga Kryesuesi i Bordit dhe Ministri i Shëndetësisë.
Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj pocedure konsiston në licencimin spitalit të përgjithshëm (hapsirën, invertarin, paisjet, personelin) më qëllim që këtyre subjekteve tu mundësohet ushtrimi i veprimtarive përkatëse konform legjislacionit në fuqi si dhe per te kontrolluar cilesine e sherbimit ne keto institucione dhe per te garantuar shendetin e publikut.
Baza ligjore
Validiteti
5 vite
Organi i ankimimit
Ministria e Shëndetësisë, Komisioni për shqyrtimin e Ankesave të aplikuesve dhe institucioneve private shëndetësore
Afati i ankimimit
15 ditë
Informacion për aplikim
- Emri, mbiemri dhe adresa e aplikuesit
- Numri i telefonit dhe email adresa
- Informata për veprimtarinë punuese
Dokumentacioni i kërkuar
- Certifikata e regjistrimit të biznesit [Kopje]
- Letërnjoftimi i personit përgjegjës [Kopje]
- Licenca e punës për personelin shëndetësor [Origjinal]
- Forma e aplikimit [Origjinal]
- Pëlqimi Sanitar nga Komuna në të cilën do të hapet institucioni shëndetësor [Origjinal]
- Kontrata për furnizim me gjak dhe produkte të gjakut [Origjinal]
- Kontrata për shërbimin e morgut [Origjinal]
- Kontrata për Menaxhimin e mbeturinave të rrezikshme [Origjinal]
- Kontrata për shërbime [Origjinal]
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë
| Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
|---|---|---|---|
| Taksa | Transfer bankar | ||
| Tarifa | Transfer bankar | ||
| Pagesa | 4000 Euro për Licencim; 1000 Euro për Aplikim; Riprerterirja 1500 Euro; | Transfer bankar | 1000400070002508 |