Licencë për qendër të mjekësisë familjare



Qëllimi
Pala aplikon në Ministri pranë Divizionit për Licencime dhe Akreditime të Institucioneve Shëndetësore për licencimin e ambulancës specialistike të Mjekësisë Familjare, vlerësimin e bën Komisioni Vlerësues, shqyrtimi i aplikacionit bëhet nga Bordi i licencimit të institucioneve shëndetësore private, pas aprovimit dërgohet tek Ministri për nënshkrim. Në afatin prej 30 ditësh nga data e aplikimit lëshohet licenca me vendim të Bordit për periudhën kohore prej 5 vitesh.

Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është plotësimi i kushteve të përgjithshme dhe specifike për hapësirën, kuadrin profesional dhe paisjet e nevojshme medicinale për ofrimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor të ambulancave të Mjekësisë Familjare dhe përmes këtij procesi të kontrollohet cilësia e shërbimeve të cilat ofrohen nga këto laboratore.


Validiteti
30

Organi i ankimimit
Ministria e Shëndetësisë, Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave të aplikuesve dhe institucioneve private shëndetësore

Afati i ankimimit
15 ditë

Informacion për aplikim
  • Lloji i institucionit, titulli i institucionit, adresa
  • Informata për veprimtarinë punuese
Dokumentacioni i kërkuar
  • Licenca e punës për personelin shëndetësor [Origjinal]
  • Certifikata e regjistrimit të biznesit [Kopje]
  • Letërnjoftimi i personit përgjegjës [Kopje]
  • Formulari për aplikim [Origjinal]
  • Pëlqimi Sanitar nga Komuna në të cilën do të hapet institucioni shëndetësor [Origjinal]
  • Pagesa e Tarifës administrative sipas UA 08/2014, përmes fletëpagesës e cila merret në Divizionin për Licencime dhe Akreditime të Institucioneve Shëndetësore [Origjinal]

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 5 vite


Lloji i pagesësShuma e taksës (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Taksa Transfer bankar
Tarifa Transfer bankar
Pagesa Aplikimi- 400 Euro; Licencimi- 600 Euro; Ripërtëritja 300 Euro; Transfer bankar 1000400070002508

Shkarko formularët