Licencë për ambulancë specialistike
Qëllimi
Pala aplikon në Ministri pranë Divizionit për Licencime të Institucioneve Shëndetësore për licencimin e ambulancës specialistike, vlerësimin e bënë Komisioni Vlerësues, shqyrtimi i aplikacionit bëhet nga Bordi i licencimit të institucioneve shëndetësore private, pas aprovimit dërgohet tek Ministri për nënshkrim. Në afatin prej 30 ditësh nga data e aplikimit lëshohet licenca me vendim të Bordit për periudhën kohore prej 5 vjeçare. Kërkesa me dokumentacionin mbështetës shqyrtohet nga ana e Komisionit përkatës dhe nëse plotësohen e kushtet parapara me legjislacionin ne fuqi, Ministri i Shendetësisë e lëshon licencen.
Përshkrim i Shkurtër
Kjo procedurë ka për qëllim plotësimin e kushteve të përgjithshme dhe specifike për hapësirën, kuadrin profesional dhe paisjet e nevojshme medicinale për ofrimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor jashtëspitalor sipas llojit të institucionit.
Baza ligjore
Validiteti
5 vite
Organi i ankimimit
Ministria e Shëndetësisë, Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave të aplikuesve dhe institucioneve private shëndetësore
Afati i ankimimit
30 ditë
Informacion për aplikim
- Lloji i institucionit, titulli i institucionit, adresa
- Orari i punës së institucionit, Themeluesi: Emri (Emri i Prindit) Mbiemri, adtresa, telefoni, faksi-E-mali
- Drejtori: Emri (Emri i Prindit) Mbiemri, adresa, telefoni, faksi-E-mali
- Licenca profesionale për personelin shëndetësor
- Certifikata e regjistrimit të Biznesit
- Shërbimet shëndetësore që ofrohen sipas ICD-9
- Formulari i aplikimit
Dokumentacioni i kërkuar
- Statuti i Institucionit shëndetësor duke u bazuar në Ligjin për Shëndetësi Nr. 04/L-125 [Kopje]
- Dokumentacioni identifikues për themeluesin, drejtorin dhe personelit shëndetësor [Kopje]
- Licencat profesionale për personelin shëndetësor [Origjinal]
- Certifikata e regjistrimit të biznesit duke përfshirë informatat shtesë mbi biznesin [Kopje]
- Pëlqimi Sanitar nga Komuna në të cilën do të hapet institucioni shëndetësor [Origjinal]
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë
| Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
|---|---|---|---|
| Taksa | Transfer bankar | ||
| Tarifa | Transfer bankar | ||
| Pagesa | 200 Euro Aplikimi;400 Euro Licencimi | Transfer bankar |