Licencë profesionale individuale për personat fizik për vlerësimin e pasurive të paluajtshme
Qëllimi
Pala e interesuar parashtron kërkesën pranë Odës Ekonomike Kërkesa pastaj shyrtohet nga ana e Bordit Mbikëqyrës për Licencimin e Vlerësuesve për Pronat e Paluajtshme ku edhe verifikohen dokumentacioni i kërkuar. Shqyrtimi i aplikacionit bëhet me afat prej 14 ditësh nga Bordi Mbikëqyrës për Licencimin e Vlerësuesve për Pronat e Paluajtshme. Në qoft se pala i plotëson kushtet për ndjekje të trajnimit prej 120 orësh dhe kalimin e provimeve të parapara nga Bordi, ku kalueshmëria duhët të jetë 70%, Bordi lëshon vendimin për pajisje me Licencë Profesionale Individuale për Vlerësimin e Pronave të Paluajtshme.
Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është që të sigurohet që kandidatët e paraqitur t'i plotësojnë të gjitha procedurat administrative në mënyrë që të jenë pjesë e procesit.
Baza ligjore
Validiteti
2 vite
Organi i ankimimit
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve
Afati i ankimimit
30 ditë
Informacion për aplikim
- Emri, mbiemri dhe adresa e aplikuesit
- Data e lindjes
Dokumentacioni i kërkuar
- Forma e aplikimit [Origjinal]
- Kopje të diplomës universitare
- Kopje të letërnjoftimit
- Vetëdeklarim për: a) njohje dhe zbatim të kushteve [Kopje]
- Dokument që nuk është nën hetime [Origjinal]
- Dëshmi të kualifikimit në fushë [Origjinal]
- Dëshmi të trajnimit për prona të paluajtshme (120 orë min). [Kopje]
- Dëshmi për kalimin e provimit për vlerësim të pronave të paluajtshme [Kopje]
- Deklaratën e etikës [Kopje]
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 60 ditë
| Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
|---|---|---|---|
| Taksa | Transfer bankar | ||
| Tarifa | Transfer bankar | ||
| Pagesa | Pagesa për licencë 700 euro Pagesa per aplikim 25 euro | Transfer bankar | Oda Ekonomike e Kosovës: 1901217736031640 |