Leje për import, export dhe transit të kimikateve të rrezikshme



Qëllimi
Pala e interesuar parashtron kërkesën së bashku me dokumentet e nevojshme pranë Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, për Leje importi, eksport, tranziti. Personi zyrtar përgjegjës paraqet kërkesën pranë Sekretarit të Përgjithshëm për themelimin e Komisionit prej pesë (5) anëtarëve për shqyrtimin e kërkesës. Pasi që komisioni i lartë përmendur të ketë shqyrtuar kërkesën dhe dokumentacionin mbështetës, lëshon opinionin për dhënien e lejes ose jo. Ky mendimi i dorëzohet Sekretarit të Përgjithshëm i/e cili merr Vendimin për dhënien ose mosdhënien e Lejes.

Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është menaxhimi dhe mbikëqyrja e kimikateve të rrezikshme për parandalimin dhe zvoglimin e ndikimeve negative të tyre në shëndetin e njeriut dhe në mjedis gjatë prodhimit, magazinimit, përdorimit dhe qarkullimit ndërkufitar të tyre.


Validiteti
30 ditë

Organi i ankimimit
Gjykata Themelore në Prishtinë

Afati i ankimimit
30 ditë

Informacion për aplikim
  • Emri, mbiemri dhe adresa e aplikuesit
  • Numri i telefonit dhe email adresa
  • Informata për veprimtarinë punuese
  • Emërtimi i kimikatit të rrezikshëm
Dokumentacioni i kërkuar
  • Certifikata e regjistrimit të biznesit [Origjinal]
  • CV [Kopje]
  • Parafaktura apo kontrata ndërmjet importuesit dhe exportuesit [Kopje]

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 1 vit


Lloji i pagesësShuma e taksës (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Taksa Pagesa nëpërmjet keshit
Tarifa Transfer bankar
Pagesa 10 Euro Transfer bankar 1000400070002120