Vërtetim për lajmërim të punës deri në 30, 60 dhe 90 ditë



Qëllimi
Pasi që pala të ketë paraqitur kërkesen për leje qendrim të përkohshëm për qellime pune pranë Departamentit për Shtetësi Azil dhe Migracion tek Ministria e Punëve të Brendshme ky i fundit njofton zyrtarisht Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës për paraqitjen e te huajit me qëllim të punës dhe vendbanimit të përkohshëm. Në të njejtën kohë kërkesa për vertetim për lajmërim të punës deri në 30, 60, 90 ditë shqyrtohet në Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës Pas shqyrtimit të kërkeses brenda një periudhe prej tri ditësh mirret vendimi për dhënien ose jo të vertetimit për lajmërim të punës deri në 30, 60, 90 ditë.

Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure administrative konsiston në ofrimin e kushteve shtetasve të huaj në Kosovë që të krijojnë marrdhënie pune me një periudhe kohore prej 30, 60 dhe 90 ditë.


Validiteti
30/60/90 ditë brenda vitit

Organi i ankimimit
Agjencia e Punësimit të Republikës së Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Afati i ankimimit
30 ditë

Informacion për aplikim
  • Emri, mbiemri dhe adresa e aplikuesit
  • Numri personal i dokumentit të udhetimit
  • Numri i telefoni dhe email adresa e aplikuesit
  • Informata për veprimtarinë punuese
Dokumentacioni i kërkuar
  • Dokument të vlefshëm udhëtimi [Origjinal]
  • Kontratën e punës sipas ligjit të punës në Republikën e Kosovës [Origjinal]
  • Certifikatën e regjistrimit të biznesit [Origjinal]
  • kualifikimin e fituar dhe aftësimin e të huajit [Origjinal]

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 60 ditë


Lloji i pagesësShuma e taksës (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Taksa Transfer bankar
Tarifa Pagesa nëpërmjet keshit
Pagesa 30 Euro - deri në 30 ditë; 60 Euro - deri në 60 ditë; 90 Euro deri në 90 ditë Transfer bankar 1000430070006532

Linku i Formularit për Aplikim

Shkarko formularët