Certifikata për trajnim të specializuar
Qëllimi
Personi fizik parashtron kërkesë për licencim, në mënyrë online duke klikuar https://sshps.rks-gov.net të cilës ia bashkangjet dokumentet e kompletuara që kërkohen me ligj. Shqyrtimi i lëndës bëhet nga zyrtari i standardizimit, trajnimit dhe licencimit, dhe nëse janë të plotësuar kriteret e përcaktuara me ligj, i rekomandon udhëheqësin e Divizionit për Shërbimet Private të Sigurisë, licencimin e personit fizik, me ç'rast nxjerr vendimin për licencim të personit fizik. Gjithashtu mund të aplikohet dhe për ricertifikim. Kompania private e sigurimit e licencuar në fushën përkatëse, parashtron kërkesë për ricertifikim për punëtorë të specializuar të sigurimit, organit kompetent me dokumentacion përkatës.
Në këtë kategori hynë:
1. Operator i Mbrojtjes së Afërt;
2. Roja e Transportit të Parave të Gatshme (TPG);
3. Operator i Mbikëqyrjes Elektronike;
4. Menaxher i sigurimit për shërbime themelore;
5. Menaxher i sigurimit për operatorët e mbrojtjes së afërt;
6. Menaxher i sigurimit për rojet e transportit të parave të gatshme (TPG- së);
7. Menaxher i sigurimit për operatorët e mbikëqyrjes elektronike
Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është zbatimi i të gjitha dispozitave ligjore më të cilat është e rregulluar fusha e sigurisë private, ngritja e nivelit të sigurisë private, më ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë e përgjithshme në vend.
Baza ligjore
Validiteti
30 ditë
Organi i ankimimit
Ministria e Punëve të Brendshme
Afati i ankimimit
15 ditë
Informacion për aplikim
- Emri dhe mbiemri i palës
- Adresa dhe vendbanimi i palës
- Numri personal i letërnjoftimit
- Numri i telefonit dhe email adresa
- Në rast të shtetësisë së huaj (Qëndrimi i përhershëm, Leja e punës në Kosovë, Numri kontaktues, E-mail, Mbiemri)
- Në rast se aplikon kompania duhet dhe emri, adresa e kompanisë, nr. i regjistrimit të biznesit
- Në rast ricertifikimi kërkohet dhe numri i licencës
Dokumentacioni i kërkuar
- Kërkesa [Origjinal]
- Kopja e letërnjoftimit [Kopje]
- Certifikata mjekësore [Origjinal]
- Vërtetimi nga organi kompetent që dëshmon zotësinë për të vepruar [Origjinal]
- Dokumenti nga gjykata kompetente që vërteton se nuk është nën hetime [Origjinal]
- Certifikatën e dhënies së provimit për armë zjarri - për operatorët OMA dhe TPG [Origjinal]
- Për ricertifikim duhet dhe kopja e licencës së punëtorit të sigurisë [Kopje]
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 3 vite
Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
---|---|---|---|
Taksa | Transfer bankar | ||
Tarifa | Transfer bankar | ||
Pagesa | 10 euro / punëtor | Transfer bankar | 1000420070000170 |