Licencimi i avokatëve



Qëllimi
Pala parshtron kërkesën tek Oda e Avokatëve të Kosoves. Pasiqë lënda të protokolohet atëherë e njëtja procesohet tek Këshilli Drejtues i Odës së Avokatëve të Kosovës. Këshilli Drejtues pastaj e shqyrton kërkesën dhe vendos nëse pala, respektivisht avokati, i plotëson kushtet e parapara me ligj atëherë regjistrohet në regjistrin e Odës së Avokatëve të Kosovës më ç’rast mund të ushtroj edhe aktivitete të tjera të parapara me ligjin e avokatisë së Kosovës.

Përshkrim i Shkurtër
Kjo procedurë ka për qëllim që të ju mundësoj avokatëve ushtrimin e të një numri të caktuar të aktiviteteve në sektorin e shërbimeve profesionale juridike.

Baza ligjore
Ligjet
Aktet nën ligjore

Validiteti
Regjistrimi në regjistrin e avokatëve është i përhershëm, ndërsa anëtarësimi bëhet për çdo vit

Organi i ankimimit
Oda e Avokatëve të Kosovës

Afati i ankimimit
15 ditë

Informacion për aplikim
  • Adresa e Selisë së Zyrës së Avokatit;
  • Emri dhe mbiemri, vendi i lindjes;
  • Numri personal;
  • Certifikata mbi provimin e Jurisprudencës
  • Numri i telefonit dhe email adresa
Dokumentacioni i kërkuar
  • Kërkesa për regjistrim [Origjinal]
  • Vërtetimi mbi aftësinë për të vepruar [Origjinal]
  • Diploma e Fakultetit Juridik në Kosovë apo diplomën nga Fakulteti Juridik i ndonjë shteti tjetër e nostrifikuar nga Ministria e Arsimit në Republikën e Kosovës [Origjinal]
  • Vërtetimi mbi shtetësinë e Kosovës dhe Certifikata e lindjes [Origjinal]
  • Certifikata mbi provimin e Jurisprudencës [Origjinal]
  • Vërtetimi mbi përvojën njëvjeçare si praktikant avokatie, gjykate, prokurorie apo të përvojës dyvjeçare në pozitën e juristit [Origjinal]
  • Certifikata e mjekut [Origjinal]
  • Vërtetimi i gjykatës që nuk jeni nën hetime , të mos jetë i përjashtuar ose i pezulluar nga detyra e gjyqtarit, prokurorit ose nga ushtrimi i profesionit të avokatit [Origjinal]
  • Vërtetimi që nuk jeni në marrëdhënie pune së bashku me Deklaratën për mosekzistimin e marrëdhënies së punës që është në kundërshtim me profesionin e juristit [Origjinal]
  • Pëlqimi i dhënë nga Kryetari i Tubimit Regjional të avokatëve të OAK për regjistrim në regjionin ku avokati dëshiron të hapë zyrën [Origjinal]
  • Provimi i Etikës Profesionale për Avokat [Kopje]
  • Dëshmi për posedimin e zyrës (P.sh: Kontrata e qirasë, shitblerjes) [Origjinal]
  • Dy fotografi (format i pasaportës) [Origjinal]

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 15 ditë


Lloji i pagesësShuma e taksës (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Taksa Transfer bankar
Tarifa Transfer bankar
Pagesa Pagesë për aplikacion 20 €; Pagesë për Provimin e Etikës 150 €; Pagesë për shqyrtimin e kushteve të zyrës 150 € (paguhen para dorëzimit të aplikacionit); Pagesa licencuese 510 € (apo tri paga minimale); Anëtarësia vjetore 300 € dhe taksa AVLO 50 € - paguhen para dhënies së Betimit solemn;- Transfer bankar 1401000000882006 - Banka Ekonomike

Linku i Formularit për Aplikim

Shkarko formularët