Autorizim për ndërtimin e kapaciteteve të reja nga era
Qëllimi
Aplikuesi duhet të dorëzojë në Zyrën e Rregullatorit për Energji aplikacionin në kopje të shtypura dhe elektronike në njërën nga gjuhët zyrtare në Kosovë. Në rast se ndonjë dokument/dëshmi është nxjerrë në ndonjë gjuhë tjetër, aplikuesi duhet të dorëzojë dokumentin e përkthyer në një nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës dhe të vërtetuar nga noteri.
Të gjithë aplikuesit për licencim, modifikim/ndryshim, transferim të licencës etj., do të paguajnë taksën administrative. Aplikuesi duhet të sjellë kopjen e faturës së taksës së paguar, brenda tridhjetë (30) ditëve kalendarike, pas dorëzimit të aplikacionit për licencim.
Periudha e shqyrtimit të aplikacionit do të fillojë që nga data kur Zyra e Rregullatorit për Energji e konsideron aplikacionin të kompletuar.
Pas kompletimit të gjitha dokumenteve atëherë, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji do të marrë një vendim brenda nëntëdhjetë (90) ditësh kalendarike, nga parashtrimi i kërkesës së kompletuar.
Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është ndërtimi i kapaciteteve të reja për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme të energjisë.
Baza ligjore
Validiteti
2 vite
Organi i ankimimit
Gjykata kompetente
Afati i ankimimit
15 ditë
Informacion për aplikim
- Aplikacioni duhet nënshkruar nga aplikuesi
- Emri i menaxherit të përgjithshëm të ndërmarrjes
- Adresa e menaxherit të përgjithshëm të ndërmarrjes
- Çdo dokument i bashkëngjitur duhet të shënohet qartë me një tregues që i referohet dokumentit përkatës.
- Emri, institucioni, nënshkrimi i autorizuar, vula
- Treguesit financiarë
- Asetet totale ( €), Asetet aktuale - total (€), Detyrimet - total (€), Borxhet - total (€)
- 1. Kapitali punues - total (€) 2. Akumulime bankare - total (€). 3. Kreditë aktuale - total (€) 4. Kredi të tjera (të pakonsumuara ende) - total (€) 5. Të ardhurat (prej veprimtarive) - total (€)"
Dokumentacioni i kërkuar
- 1. Certifikata e Biznesit, përfshirë edhe vendimin e bordit të kompanisë për përfaqësuesin e autorizuar për Aplikim (kopje). [Origjinal]
- 2. Dëshmi mbi aftësinë financiare të Aplikuesit dhe të kompanisë amë se posedon të paktën dhjetë përqind (10%) të vlerës së investimit. Kjo dëshmi duhet të mbështetet me dëshmi bankare të lëshuara jo më herët se pesë (5) ditë prej datës së Aplikimit. [Origjinal]
- 3.Certifikatën e solvencës të biznesit të Aplikuesit, duke përfshirë edhe certifikatën e solvencës së biznesit të kompanisë amë, e lëshuar nga gjykata kompetente, ku dëshmohet se Aplikuesi apo kompania amë nuk është në falimentim. [Origjinal]
- 4. Vërtetim nga Autoriteti Tatimor. [Origjinal]
- 5. Dëshmi mbi të drejtat e pronësore dhe ligjore [Origjinal]
- 6. Studimi teknik dhe financiar i fizibilitet, për projektin me kapacitet të instaluar mbi 1MW. [Origjinal]
- 7. Parakontrata ose Kontrata për Inxhinieri, Prokurim dhe Ndërtim (EPC). [Origjinal]
- 8. Plani i biznesit që përmban parametrat teknike të projektit dhe planin financiar (siç kërkohet sipas Nenit 8, paragrafi 1, nënparagrafi 1.8). [Origjinal]
- 9. Akti i Komunës (duke konfirmuar se projekti lejohet të zbatohet në komunën përkatëse dhe është në përputhje me planin zhvillimor komunal). [Origjinal]
- 10. Marrëveshja e kyçjes me operatorin përkatës të sistemit sipas nivelit të tensionit [Origjinal]
- 11. Pëlqimi Mjedisor e lëshuar nga subjekti përkatës, nëse kërkohet për objektin e projektit. [Origjinal]
- 12. Të Drejtat Ujore (nëse kërkohet). [Origjinal]
- 13. Leja e Ndërtimit dhe planin dinamik të realizimit. [Origjinal]
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 60 dite
| Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
|---|---|---|---|
| Tarifa | Transfer bankar | ||
| Pagesa | Pagesë për shqyrtim të aplikacioneve për autorizim: A1. Autorizim për ndërtim të kapacitetit të ri 1000 Euro A2. Rishikim ndryshim dhe modifikim i autorizimit 500 Euro | Transfer bankar | 1000 4300 7000 8375 |
Linku i Formularit për Aplikim
https://www.ero-ks.org/zrre/sites/default/files/Publikimet/BRE/1.%20Aplikacioni%20per%20Kapacitete%20te%20Reja%20Gjeneruese.pdf