Certifikatë për dhënien e provimit të Jurisprudencës



Qëllimi
Pas publikimit të konkursit nga ana e Ministrisë së Drejtësisë, kandidatët e dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm për të iu nënshtruar provimit të jurisprudencës. Komisioni përkatës pranë Ministrisë së Drejtësisë pas kontrollit të dokumentacioneve përgatit edhe vendimin se cilët kandidatë i plotesojnë kushtet për të iu nënshtruar provimit të Jurisprudencës. Kandidatët të cilët kanë suksese të kalojnë provimin me shkrim dhe me gojë pas konstatimit të Komisionit marrin edhe certifikatën e provimit të Jurisprudencës të cilën e lëshon Ministria e Drejtësisë dhe e nënshkruan Ministri.

Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është që kandidatët të cilët e kanë dhënë provimin e jurisprudencës, dhënien e provimit e dëshmojnë përmes certifikatës.


Validiteti
Pa afat

Organi i ankimimit
Ministria e Drejtësisë, Komisioni për shqyrtimin e ankesave

Afati i ankimimit
15 ditë

Informacion për aplikim
  • Emri, emri i prindit dhe mbiemri;
  • Data e lindjes dhe vendlindja e kandidatit,
  • Pozita dhe vendi i punës
Dokumentacioni i kërkuar
  • Kopja e vërtetuar e diplomës së Fakultetit Juridik [Kopje e verifikuar]
  • Vërtetimi për përvojën e punës
  • Certifikaten e shtetësisë [Origjinal]

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): Kandidati i cili ka dhënë provimin i lëshohet certifikata për dhënien e provimit, më së voni në afat prej një (1) muaji nga data e dhënies së provimit


Lloji i pagesësShuma e taksës (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Taksa 50 euro Transfer bankar
Tarifa Transfer bankar
Pagesa Transfer bankar

Shkarko formularët