Licencë për menaxhuesit e mjeteve pensionale - Licencë për menaxhuesit e mjeteve të fondeve pensionale
Qëllimi
Të interesuarit për licencim si menaxhues të mjeteve pensionale (menaxhuesit e mjeteve) duhet të përmbushin të gjitha kërkesat sipas Ligjit Nr. 04/L-101 për Fondet Pensionale të Kosovës, që janë të nevojshme për procesin e aplikimit. Aplikacioni duhet të jetë në formë të shkruar, i nënshkruar nga themeluesi dhe dorëzohet në Bankën Qëndrore të Kosovës, me prezencë fizike të përfaqësuesve të aksionarëve themelues. Aplikacioni duhet të dorëzohet së bashku me dokumentacionin e plotë që kërkohet me Ligjit Nr. 04/L-101 për Fondet Pensionale të Kosovës, Rregulloren për Licencimin e Menaxhuesve të mjeteve për mjetet e fondeve pensionale dhe me aktet e brendshme të BQK-së.
Për dhënien përfundimtare të licencës vendosë Bordi brenda 90 ditëve.
Dokumentacioni i ofruar duhet të jetë në njërën nga dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, qoftë në origjinal ose në kopje të legalizuar.
Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është vendosja e kushteve minimale që duhet të plotësohen nga ana e të interesuarëve për licencimin apo themelimin e një Menaxhuesi të mjeteve të fondeve pensionale. Kjo licencë ka për qëllim menaxhimin sa më efikas të fondeve pensionale dhe kontrolli i personave që kryejnë këtë veprimtari për të mbrojtur interesin publik.
Baza ligjore
Validiteti
Licenca jepet për periudhë të pacaktuar kohore
Organi i ankimimit
Gjykata Kompetente
Afati i ankimimit
15 ditë
Informacion për aplikim
- Informata për grupin themelues (kontrolluesit kryesor, kompanitë e ndërlidhura, përkrahja financiare);
- Informata për kompaninë aplikuese (selia, regjistrimi i biznesit);
- Përfaqësuesit e kompanisë aplikuese, pronësia e kompanisë aplikuese;
- Kontrolli dhe organizimi: bordi drejtues i propozuar, menaxhmenti i lartë, komisionet e propozuara, departamentet, auditori;
- Referancat për auditorin e jashtëm;
- Informata rreth aktivitetit ekonomik të aplikantit;
- Emri dhe detajet kontaktuese të firmës audituese për menaxhuesin e mjeteve;
Dokumentacioni i kërkuar
- Formualari i aplikimit; [Origjinal]
- Certifikatën e regjistrimit të biznesit dhe statutin; [Origjinal]
- Biografitë e plota të themeluesve, si dhe pasqyrat financiare nëse janë të aplikueshme; [Kopje]
- Listën e anëtarëve të propozuar për bordin e drejtorëve dhe menaxherëve, biografitë e plota të tyre, duke përfshirë dëshmitë, që vërtetojnë përgatitjen dhe përvojën relevante; [Origjinal]
- Struktura organizative (organogrami); [Origjinal]
- Plani i biznesit; [Origjinal]
- Dokumenti që vërteton se Menaxhuesi i Mjeteve i propozuar disponon mjedisin dhe infrastrukturën e përshtatshme për të ushtruar veprimtarinë si Menaxhues i mjeteve pensionale, përfshirë edhe instalimin e sistemit të informatizuar të raportimit të të dhënave në BQK; [Origjinal]
- Lista e bankave dhe adresat e tyre me të cilat aplikuesi ka aranzhime bankare dhe përshkrimi i shkurtër i aranzhimeve të tilla [Origjinal]
- Dëshmi e pagesës së tarifës së aplikimit për licencë; [Origjinal]
- Dëshmi që vërteton pagesën e kapitalit minimal të kërkuar sipas kësaj Rregullore; [Origjinal]
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 90 dite
Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
---|---|---|---|
Taksa | Transfer bankar | ||
Tarifa | Transfer bankar | ||
Pagesa | 10,000.00 euro | Transfer bankar | 1000700010000130 |