Licenca per Transportin e Mallrave të Rrezikshme
Qëllimi
Aplikacioni dhe dokumentacioni i operatorëve që kërkojnë të ushtrojnë veprimtarinë e transportit rrugor të mallrave të rrezikshme, dorëzohen në Ministrinë e Infrastrukturës.
Dokumentacioni dorëzohet nga drejtori ose personi i autorizuar.
Komisioni i emëruar nga Ministria e Infrastrukturës e verifikon dhe vlerëson dokumentacionin e paraqitur nga aplikuesi.
Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është përcaktimi i kritereve dhe procedurave për lëshimin, pezullimin dhe revokimin e licencave për të cilat ushtrojnë veprimtarine e transportit rrugor të mallrave të rrezikshme.
Kështu synohet të parandalohet rreziku, të shtohet mbikqyrja dhe të sigurohet transporti i mallrave të rrezikshme të cilat me vetitë e tyre paraqesin rrezik për njerëzit dhe mjedisin.
Baza ligjore
Validiteti
30 ditë
Organi i ankimimit
Ministria e Infrastrukturës
Afati i ankimimit
15 ditë
Informacion për aplikim
- Emri i subjektit afarist
- Ushtruesi i kërkesës
- Adresa e selisë
- Numri i telefonit dhe email adresa
- Emri dhe mbiemri i personit përgjegjës
- Vula e subjektit afarist
Dokumentacioni i kërkuar
- Aplikacioni [Origjinal]
- Certifikata mbi regjistrimin e biznesit [Kopje]
- Të ketë në pronësi zyrën administartive [Origjinal]
- Dëshmitë e lëshuar nga Gjykata Themelore se pronari i biznesit - pronari ose menaxheri biznesit nuk ka pengesa ligjore të zhvillojë veprimtarinë në lëmin e transportit; [Origjinal]
- Dëshmi se operatori i transportit të mallrave të rrezikshme nuk është në falemintim dhe likuidim; [Origjinal]
- Dëshminë se menaxheri i operatorit plotëson kriterin e kompetencës profesionale ose të ketë një të punësuar i cili plotëson këtë me kontratë - minimum 1 vit; [Origjinal]
- Dëshmi që operatori plotëson kriterin e besueshmërisë financiare; [Kopje]
- Certifikatën e kontrollit teknik jo më e vjetër se 6 muaj [Origjinal]
- Dëshminë se e ka të kryer tatimet komunale [Origjinal]
- Dëshminë e lëshuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave që nuk ka pengesa administrative-fiskale për ushtrimin e veprimtarisë [Origjinal]
- Certifikatën e Kontrollit të automjetit për transportin e mallrave të rrezikshme [Origjinal]
- Certifikatën për drejtuesin e automjetit të mallrave të rrezikshme, të shoqëruar me vërtetimin e kontributeve pensionale [Origjinal]
- Të ketë vend-parkingun e automjeteve të mallrave të rrezikshme në pronësi apo me qira, [Origjinal]
- Të ketë automjetin në pronësi minimum 40 ton të regjistruar dhe siguruar në Kosovë [Origjinal]
- Automjeti me veprim motorik (koka e automjetit) duhet të jetë e shënuar në të dy anët me mbishkrimin e emrit të firmës me dimensione 20x40 c [Origjinal]
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 5 vite
Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
---|---|---|---|
Taksa | Transfer bankar | ||
Tarifa | Transfer bankar | ||
Pagesa | 300 Euro marrja e Licencës, 50 Euro aplikimi | Transfer bankar | 1000430070003710 |