Licencë A për transport të lirë brenda dhe jashtë Kosovës
Qëllimi
Pala parashtron kërkesën për Licencën "A" për të gjitha llojeve e transportit të udhëtarëve brenda dhe jashtë Kosovës, pranë Departamentit të Transportit Rrugor duke dorëzuar në të njejtën kohë dokumentacionin e nevojshëm. Pas kësaj Ministria e Infrastrukturës themelon Komisionin për vlerësimin e kërkesës. Pasi që të jetë shqyrtuar kërkesa e palës, Komisoni vendos për dhënien ose refuzimin e licencës. Nëse vendoset që t'i jepet licenca atëherë e njëjta nënshkruhet nga Ministri i Infrastrukturës, ndërsa nëse palës i refuzohet dhënia e licencës me vendim njoftohet për mosdhënien e licencës si dhe udhëzohet përmes këshillës juridike.
Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është përcaktimi i kritereve dhe procedurave për lëshimin, pezullimin dhe revokimin e licencës për transport të udhëtarëve, krijimin e kushteve për qasje në treg të operatorëve të transportit rrugor të udhëtarëve.
Baza ligjore
Validiteti
5 vite
Organi i ankimimit
Ministria e Infrastrukturës
Afati i ankimimit
15 ditë
Informacion për aplikim
- Emri i subjektit afarist
- Parashtruesi i kërkesës
- Adresa e selisë
- Numri i telefonit dhe email adresa
- Emri dhe mbiemri i personit përgjegjës
- Vula e subjektit afarist
Dokumentacioni i kërkuar
- Aplikacioni [Origjinal]
- Certifikata mbi regjistrimin e biznesit [Kopje]
- Dëshmia nga Gjykata se pronari i biznesit nuk është nën hetime [Origjinal]
- Kompetenca profesionale (CPC) posedon kapacitete profesionale të trajnuar dhe certifikaur [Origjinal]
- Besueshmëria financiare për automjetin e parë 9000 euro dhe për çdo automjet shtesë nga 5000 euro [Origjinal]
- Dëshmi e cila vërteton pronësi mbi automjetin [Kopje]
- Certifikata e numrit fiskal [Kopje]
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 dite
| Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
|---|---|---|---|
| Taksa | Pagesa nëpërmjet pullës | ||
| Tarifa | Transfer bankar | ||
| Pagesa | 500 Euro (marrja e Licencës) | Transfer bankar | 1000430070003710 |