Certifikimi (provimi) i psikologëve klinik



Qëllimi
Personi i interesuar aplikon për provim në Zyrën e Bordit Qendror për Regjistrim dhe Licencim . Bordi i lartëcekur i përcakton anëtarët për Komisionin për certifikim të mjekëve. Aplikuesi i nënshtrohet provimit në psikologji, abnormaliteti, metodat themelore të intervenimit, instrumentet psikometrike klinike (Psikodiagnostika), metodat e hulumtimit në psikologjinë klinike, çështja etike dhe ligjore. Komisioni i provimit të licencës në afat prej 15 ditëve e cakton datën e provimit dhe në afat prej 5 ditëve pas mbajtjes së provimit kandidatëve të sukseshëm ju lëshon certifikatën e provimit të licencës.

Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është nënshtrimi në provimin i cili është kusht për t'u licencuar psikologu klinik si profesionist shëndetësor dhe njëherit për të garantuar cilësinë e këtij shërbimi tek publiku.

Baza ligjore
Ligjet
Aktet nën ligjore

Validiteti
15 ditë + 5 ditë paisja me certifikatë

Organi i ankimimit
Ministria e Shëndetësisë, Bordi Qendror për Regjistrime dhe Licencime

Afati i ankimimit
15 ditë

Informacion për aplikim
  • Emri Mbiemri
  • Data e lindjes
  • Telefoni
  • Vendbanimi
  • Data dhe vendi i diplomimit
Dokumentacioni i kërkuar
  • Aplikacioni [Origjinal]
  • Diploma e noterizuar [Kopje e verifikuar]
  • Vërtetimi i Praktikës [Origjinal]

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): I përhershëm


Lloji i pagesësShuma e taksës (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Taksa Transfer bankar
Tarifa Transfer bankar
Pagesa 30 euro Transfer bankar 1000400070002508

Shkarko formularët