Licencë për Mjekë për aplikantët e huaj
Qëllimi
Përfaqësuesi i Spitalit aplikon në Zyrën e Bordit Qendror për Regjistrim dhe Licencim për licencimin e mjekëve qytetar jo kosovar. Bordi i lartëcekur i përcakton anëtaret për Komision dhe afatin kohor për shqyrtim. Komisioni i shqyrton në afat prej 15 ditëve kërkesat dhe merr vendim për lëshimin e licencës për qytetar jo kosovar në kohëzgjatje për një vit. Procedura është e njëtë edhe për vazhdim, por vazhdimi është vetëm për 1 vit.
Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është licencimi i mjekëve qytetar jo kosovar, si kusht për ushtrimin e veprimtarisë së pavarur shëndetësore në territorin e Kosovës, në mënyrë që të garantohet cilësia e këtij shërbimi për publikun
Baza ligjore
Validiteti
15
Organi i ankimimit
Ministria e Shëndetësisë, Bordi Qendror për Regjistrim dhe Licencim
Afati i ankimimit
15 ditë
Informacion për aplikim
- Emri i Instutucionit
- Adresa
- Emri dhe mbiemri i përfaqësuesit të institucionit
- Emri dhe mbiemri i profesionistit shëndetësor dhe lëmia e specializimit, mjekë ose infermier .
Dokumentacioni i kërkuar
- Kërkesë e Institucionit e protokoluar në arkivë [Origjinal]
- Diploma e fakultetit e nostrifikuar në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Tekonologjisë kurse specializimi i nostrifikohet ne Ministrinë e Shëndetësisë [Kopje e verifikuar]
- Planprogrami i specializimit i përkthyer nga përkthyes të autorizuar [Origjinal]
- Letërnjoftimi i përkohshëm [Origjinal]
- Vërtetimi i validitetit të specializimit ku vërtetohet se a është specializimi valid nga vendi që vjen. [Origjinal]
- Të gjitha dokumentet e lartëcekura duhet të jenë të përkthyera nga personi i autorizuar dhe të noterizuara. [Kopje e verifikuar]
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 6 muaj
Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
---|---|---|---|
Taksa | Transfer bankar | ||
Tarifa | Transfer bankar | ||
Pagesa | 150 Euro | Transfer bankar | 1000400070002508 |