Licencë C e transportit të mallrave për nevoja personale jashtë vendit



Qëllimi
Dokumentacioni i kompletuar dorëzohet nga personi i autorizuar i operatorit transportues në Departamentin e transportit rrugor. Për themelimin e komisionit dhe udhëheqjen e procedurave për shqyrtimin e kërkesës së parashtruar është kompetent Sekretari i Përgjthshëm i Ministrise se Infrastruktures. Nëse vendoset që t'i jepet licenca atëherë e njejta i dërgohet palës, ndërsa nëse refuzohet dhënia e licencës, më vendim njoftohet për mosdhënien e licencës si dhe udhëzohet përmes këshilles juridike.

Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është përcaktimi i kritereve dhe procedurave për lëshimin, pezullimin dhe revokimin e licencës për transport të udhëtarëve, krijimin e kushteve për qasje në treg të operatorëve të transportit rrugor të udhëtarëve.


Validiteti
5 vite

Organi i ankimimit
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës

Afati i ankimimit
15 ditë

Informacion për aplikim
  • Emri i subjektit afarist
  • Ushtruesi i kërkesës
  • Adresa e selisë
  • Numri i telefonit dhe email adresa
  • Emri dhe mbiemri i personit përgjegjës
  • Vula e subjektit afarist
Dokumentacioni i kërkuar
  • Fletëpagesën [Origjinal]
  • Certifikatën mbi regjistrimin e biznesit në Kosovë (për veprimtari transportuese) [Origjinal]
  • Dëshminë e lëshuar nga Gjykata Kompetente se operatori dhe menaxheri nuk ka pengesa ligjore për të ushtruar veprimtarinë e transportit rrugor [Origjinal]
  • Dëshminë për kompetencën profesionale për shofer (kontratën e punës minimum 1 vit) [Origjinal]
  • Dëshminë që operatori plotëson kriterin e besueshmërisë financiare [Origjinal]
  • Dëshmi mbi pronësinë e automjetit me peshë bartëse mbi 3.5 ton dhe pesha e përgjithshme minimum 6 ton një apo më shumë njësi automjetesh; të cilat mjete duhen të jenë të regjistruar dhe të siguruara në Kosovë [Origjinal]

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë


Lloji i pagesësShuma e taksës (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Taksa Transfer bankar
Tarifa Transfer bankar
Pagesa 500 Euro (marrja e Licencës) - 10 Euro aplikimi Transfer bankar 1000430070003710

Linku i Formularit për Aplikim

Shkarko formularët