Licenca "D" për të gjitha llojet e transportit brenda dhe jashtë Kosovës



Qëllimi
Pala parashtron kërkesën për Licencën "D" për të gjitha llojeve e transportit të udhëtarëve brenda dhe jashtë Kosovës, pranë Departamentit të Transportit Rrugor duke dorëzuar në të njëjtën kohë dokumentacionin e nevojshëm. Pas kësaj Ministria e Infrastrukturës themelon Komisionin për vlerësimin e kërkesës. Pasi që të jetë shqyrtuar kërkesa e palës, Komisoni vendos për dhënien ose refuzimin e licencës. Nëse vendoset që t'i jepet licenca atëher e njëjta nënshkruhet nga Ministri i Infrastrukturës, ndërsa nëse palës i refuzohet dhënia e licencës më vendim njoftohet për mosdhënien e licencës si dhe udhëzohet përmes këshilles juridike.

Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është përcaktimi i kritereve dhe procedurave për lëshimin, pezullimin dhe revokimin e licencës për transport të udhëtarëve, krijimin e kushteve për qasje në treg të operatorëve të transportit rrugor të udhëtarëve.

Baza ligjore
Ligjet
Aktet nën ligjore

Validiteti
5 vite

Organi i ankimimit
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës

Afati i ankimimit
15 ditë

Informacion për aplikim
  • Emri i subjektit afarist
  • Ushtruesi i kërkesës
  • Adresa e selisë
  • Numri i telefonit dhe email adresa
  • Emri dhe mbiemri i personit përgjegjës
  • Vula e subjektit afarist
Dokumentacioni i kërkuar
  • Aplikacioni [Origjinal]
  • Certifikata e regjistrimit të biznesit [Kopje]
  • Dëshminë nga Gjykata se operatori nuk ka pengesa ligjore në ushtrimin e veprimtarisë së transportit [Origjinal]
  • Kompetenca profesionale (CPC) posedon kapacitete profesionale të trajnuar dhe certifikuar [Origjinal]
  • Besueshmëria financiare për automjetin e parë 9000 Euro dhe për çdo automjet shtesë nga 5000 Euro [Origjinal]
  • Dëshminë e cila vërteton pronësinë mbi automjetin [Kopje]
  • Certifikata e numrit fiskal [Kopje]

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë


Lloji i pagesësShuma e taksës (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Taksa Transfer bankar
Tarifa Transfer bankar
Pagesa 1000 Euro marrja e Licencës, 50 Euro aplikimi Transfer bankar

Linku i Formularit për Aplikim

Shkarko formularët