Pëlqim për themelimin e Zonës Ekonomike
Qëllimi
Inicuesi për krijimin e Zones ekonomike, fillimisht duhet të kompletojë dokumentacionin dhe t'i dorëzojë tek Agjencia për Përkrahjen e Zhvillimit të Sektorit Privat. Agjencia pas shqyrtimit të dokumentacionit jep rekomandimin (pozitiv ose negativ) Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, i cili duhet të marrë vendim për krjimin e zonës ekonomike, apo refuzimin e themelimit të saj. Kur inicues është Ministria atëherë procedohet për Qeveri, ndërsa kur inicuese është komuna, atëherë krijimi i zonës ekonomike përfundon me pëlqimin e dhënë nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.
Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është për t'u siguruar se toka ku planifikohet të ndërtohet zona ekonomike, duhet të ketë të definuar pronën, duhet të mos jetë tokë bujqësore, të mos jetë pjesë e trashëgimisë kulturore, të mos jetë e pasur me miniera e minerale, të mos ketë veprimtari që e ndotin ambientin, të ketë mundësi qasje në rrugë, të ketë plan për trajtimin e ujërave të zeza, etj.
Baza ligjore
Validiteti
60
Organi i ankimimit
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë
Afati i ankimimit
30 ditë
Informacion për aplikim
- Të dhënat e Iniciuesit/zhvilluesit të zonës ekonomike
- Informata mbi Zonën Ekonomike
- Dokumentet e nevojshme për krijimin e Zonës Ekonomike:
- Numri i bizneseve që planifikohet të vendosen në kuadër të Zonës Ekonomike
- Numri i të punësuarve
- Ambienti social - ndikimi i zonës në zhvillimin e rrethinës ku vepron
- Personi kontaktues i autorizuar
- Informata tjera të nevojshme për iniciuesin
Dokumentacioni i kërkuar
- Në rast se inicuesi është institucion publik duhet t’ia bashkangjet vendimin, ndërsa kur inicuesi është subjekt tjetër juridik duhet të bashkangjet statutin; [Origjinal]
- Arsyeshmëria (Studimi i fizibilitetit) për krijimin e Zonës Ekonomike [Origjinal]
- Dëshmi mbi pronësinë apo posedimin/kontratën e shfrytëzimit [Origjinal]
- Plani rregullues urban komunal [Kopje]
- Pëlqimin nga institucionet përgjegjëse: [Origjinal]
- Dëshminë që ka zhvilluar konsultimet me publikun. [Origjinal]
- Projekti ideor i Zonës Ekonomike. [Origjinal]
- Plani investues, [Origjinal]
- Kohëzgjatja e operimit të Zonës [Origjinal]
- Projekt për trajtimin e ujërave të zeza; [Origjinal]
- Projekt për furnizim me ujë; [Origjinal]
- Projekt për furnizim me energji elektrike - zgjidhje teknike [Origjinal]
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 99 vite
Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
---|---|---|---|
Taksa | Transfer bankar | ||
Tarifa | Transfer bankar | ||
Pagesa | Pa pagesë | Transfer bankar |