Leje për kushtet e mbajtjes, mënyrën e shenjëzimit dhe evidentimit të shtazëve të mbrojtura në internim
Qëllimi
Pala aplikon në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor për marrjen e lejes. Departamenti i Mbrojtjes së Mjedisit e shyrton kërkesën, ndonëse afati kohor ende nuk është përcaktuar, ndërsa pas shyrtimit Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor e lëshon lejen.
Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është krijimi i kushteve të mbajtjes së shtazëve të mbrojtura, shenjëzimin dhe evidencën. Kjo procedurë është obligim nga BE-ja.
Baza ligjore
Ligjet
Aktet nën ligjore
Validiteti
Nuk është përcaktuar ende
Organi i ankimimit
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës
Afati i ankimimit
Nuk është përcaktuar ende
Informacion për aplikim
- Të dhënat e pronarit të shtazës
- Të dhënat për shtazët
- Të dhënat e shënjëzimit të shtazës
- Përshkrimi i kushteve të mbajtjes dhe kujdesit për shtazën
Dokumentacioni i kërkuar
- Vërtetim për shenjëzimin e llojeve shtazore [Origjinal]
- Vërtetimin me të dhëna për llojin e shtazës [Origjinal]
- Formulari i kërkesës nga Shtojca V për të dhënat e pronarit të shtazës [Origjinal]
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): Nuk është përcaktuar ende
| Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
|---|---|---|---|
| Taksa | Transfer bankar | ||
| Tarifa | Transfer bankar | ||
| Pagesa | 20 Euro | Transfer bankar | 1000400070002120 |