CENTRALNI REGISTAR
DOZVOLA I LICENCI

Autorizim për procedurë të thjeshtëzuar

Ministria e Financave, Dogana e Kosovës

Cilj: Qëllimi i kësaj procedure është dhënia e autorizimit për ngarkesa të mallrave të llojit të njëjtë që lehtë janë të identifikueshme dhe për të cilat mallra nuk ka nevojë të kërkohen dokumente shtesë për klasifikim sipas TARIK-ut, përcaktimin e origjinës, si dhe pranimin e vlerës së paraqitur në faturë duke plotësuar edhe kushtet tjera.

Opis: Kërkesa dorëzohet në zyrën administrative për protokollim, ajo pranohet nga Sektori i Procedurave dhe autorizimeve, e cila më pas kompletohet me dokumentet e nevojshme, shqyrtohet brenda afatit ligjor. Autorizimi nënshkruhet nga Drejtori Drejtorisë së Akcizave dhe Procedurave, Dogana e Kosovës. Mallrat e importuara në PTHD nën kushtet e autorizimit, duhet të deklarohen për zhdoganim definitiv dhe pagesë të borxhit të lindur, jo më vonë se ditën e parë të punës, që pason pas paraqitjes se mallrave në Doganë.

Pranvi osnov

Punovaznost dozvola: 1 vit

Antihemiski organ: Dogana e Kosovës

Rok zalbe: 30 ditë

Potrebne informacije

  • Emri, mbiemri dhe adresa e aplikuesit
  • Sistemi në të cilin janë paraqitur të vendosen mallrat e klasifikuara: sistemi i pezullimit, sistemi në kthim)
  • Periudha e vlefshmërisë së autorizimit (data në të cilën dëshironi që të filloj vlefshmëria e autorizimit, si dhe data e skadimit të autorizimit)
  • Mallrat për t'u vendosur nën procedurën e thjeshtëzuara

Predvidjeni rok u okviru kog se treba dati odgovor na postupak ( u danima) 30 ditë

Potrebna dokumentacija

  • Parashtrimi i kërkesës për PTH (Origjinal)
  • Dëshmi për mos shkelje të rregullave doganore në 2 vitet e fundit (Origjinal)
  • Dëshmi mbi deklarimin e rregullt të mallrave në qarkullim të lirë (Origjinal)
  • Dëshmi se nuk shfrytëzon ndonjë PMNE (përjashtim PP IM5) (Origjinal)
  • Dëshmi se është tatimpagues i rregullt (vërtetimi tatimor nga ATK-ja) (Origjinal)
  • Dëshmi se posedon sistem manual dhe elektronik të arkivimit të dokumenteve për mallrat e importuara në PTH (Origjinal)
  • Certifikata e numrit fiskal (Origjinal)
  • Certifikata ex – importit (Origjinal)
  • Certifikata e TVSH-së (Origjinal)
  • Certifikata e regjistrimit të biznesit (Origjinal)
  • Kontrata me eksportuesin për mallin e kontraktuar (Origjinal)
  • Kontrata me transportuesin për mallin e kontraktuar (Origjinal)
  • Prezantimi i vëllimit të afarizmit (vëllimi ex-imp) (Origjinal)
  • Konfirmimi nëse pranon produkte rregullisht apo vetëm brenda sezoni (Origjinal)
  • Dëshmi mbi madhësinë volumin operacional të afarizmit (Origjinal)
  • Sigurimi i garancionit bankar për mbulimin e borxhit doganor për PTH (Origjinal)
  • Dorëzimi i dëshmisë me shkrim se nuk është nën hetime për ndonjë vepër penale të ndërlidhur me veprimtari ekonomike dhe se nuk është subjekt i procedurave të falimentimit (Origjinal)
  • Të siguroi se fatura e deklaruar në PTH përmban të gjitha elementet relevante (Origjinal)
  • Të ketë mundësi të paraqitjes së deklaratës në formë elektronike në sistemin AW (Origjinal)
  • Të mbajë evidencë për dërgesat e liruara në PTH të deklarimit (Origjinal)
Bezplatno

Preuzmi Formular