CENTRALNI REGISTAR
DOZVOLA I LICENCI

Licencë për menaxhuesit e mjeteve pensionale - Licencë për menaxhuesit e mjeteve të fondeve pensionale

Banka Qëndrore e Kosovës, Departamenti për Licencim dhe Standardizim

Cilj: Qëllimi i kësaj procedure është vendosja e kushteve minimale që duhet të plotësohen nga ana e të interesuarëve për licencimin apo themelimin e një Menaxhuesi të mjeteve të fondeve pensionale. Kjo licencë ka për qëllim menaxhimin sa më efikas të fondeve pensionale dhe kontrolli i personave që kryejnë këtë veprimtari për të mbrojtur interesin publik.

Opis: Të interesuarit për licencim si menaxhues të mjeteve pensionale (menaxhuesit e mjeteve) duhet të përmbushin të gjitha kërkesat sipas Ligjit Nr. 04/L-101 për Fondet Pensionale të Kosovës, që janë të nevojshme për procesin e aplikimit. Aplikacioni duhet të jetë në formë të shkruar, i nënshkruar nga themeluesi dhe dorëzohet në Bankën Qëndrore të Kosovës, me prezencë fizike të përfaqësuesve të aksionarëve themelues. Aplikacioni duhet të dorëzohet së bashku me dokumentacionin e plotë që kërkohet me Ligjit Nr. 04/L-101 për Fondet Pensionale të Kosovës, Rregulloren për Licencimin e Menaxhuesve të mjeteve për mjetet e fondeve pensionale dhe me aktet e brendshme të BQK-së. Për dhënien përfundimtare të licencës vendosë Bordi brenda 90 ditëve. Dokumentacioni i ofruar duhet të jetë në njërën nga dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, qoftë në origjinal ose në kopje të legalizuar.

Pranvi osnov

Punovaznost dozvola: Licenca jepet për periudhë të pacaktuar kohore

Antihemiski organ: Gjykata Kompetente

Rok zalbe: 15 ditë

Potrebne informacije

  • Informata për grupin themelues (kontrolluesit kryesor, kompanitë e ndërlidhura, përkrahja financiare);
  • Informata për kompaninë aplikuese (selia, regjistrimi i biznesit);
  • Përfaqësuesit e kompanisë aplikuese, pronësia e kompanisë aplikuese;
  • Kontrolli dhe organizimi: bordi drejtues i propozuar, menaxhmenti i lartë, komisionet e propozuara, departamentet, auditori;
  • Referancat për auditorin e jashtëm;
  • Informata rreth aktivitetit ekonomik të aplikantit;
  • Emri dhe detajet kontaktuese të firmës audituese për menaxhuesin e mjeteve;

Predvidjeni rok u okviru kog se treba dati odgovor na postupak ( u danima) 90

Potrebna dokumentacija

  • Formualari i aplikimit; (Origjinal)
  • Certifikatën e regjistrimit të biznesit dhe statutin; (Origjinal)
  • Biografitë e plota të themeluesve, si dhe pasqyrat financiare nëse janë të aplikueshme; (Kopje)
  • Listën e anëtarëve të propozuar për bordin e drejtorëve dhe menaxherëve, biografitë e plota të tyre, duke përfshirë dëshmitë, që vërtetojnë përgatitjen dhe përvojën relevante; (Origjinal)
  • Struktura organizative (organogrami); (Origjinal)
  • Plani i biznesit; (Origjinal)
  • Dokumenti që vërteton se Menaxhuesi i Mjeteve i propozuar disponon mjedisin dhe infrastrukturën e përshtatshme për të ushtruar veprimtarinë si Menaxhues i mjeteve pensionale, përfshirë edhe instalimin e sistemit të informatizuar të raportimit të të dhënave në BQK; (Origjinal)
  • Lista e bankave dhe adresat e tyre me të cilat aplikuesi ka aranzhime bankare dhe përshkrimi i shkurtër i aranzhimeve të tilla (Origjinal)
  • Dëshmi e pagesës së tarifës së aplikimit për licencë; (Origjinal)
  • Dëshmi që vërteton pagesën e kapitalit minimal të kërkuar sipas kësaj Rregullore; (Origjinal)
Tip plataIznos ( u Eurima)Nacin plataBroj racuna
Pagesa10,000.00 euroTransfer bankar1000700010000130