REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Licencë për ofrimin e shërbimeve sociale dhe familjare, niveli bazik dhe i mesëm

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale

Qëllimi: Kjo procedurë rregullon ofrimin e shërbimeve sociale dhe familjare nivelit bazik dhe te mesëm për personat ne nevojë dhe për familjet.

Përshkrimi: Aplikimi behet në zyrën e sekretarisë se Këshillit të përgjithshëm të shërbimeve sociale dhe familjare. Pas një numri të aplikacioneve sekretaria e Këshillit të përgjithshëm të shërbimeve sociale dhe familjare, në koordinim me kryetarin e komisionit të licencimit, caktojnë datën dhe rendin e ditës se takimit. Në takim shqyrtohen kërkesat dhe merret vendimi për secilin rast, pas marrjes se vendimit pozitiv certifikata nënshkruhet nga Ministri dhe kryetari i Këshillit të përgjithshëm të shërbimeve sociale dhe familjare pastaj palët njoftohen përmes e-mailit apo numrit në tel. Ne rastet kur kërkesa nuk aprovohet (refuzohet) pala njoftohet me kohë për tërheqjen e vendimit. Për nivel Bazik përfshihen këto veprimtari: Përkujdesje për nevojat jetësore. Përkujdesja për higjenen e klientit. Përkujdesje për shëndetin e klientit. Menaxhimi/organizimi aktiviteteve. Shërbimi i transportit/lëvizshmëri Për nivelin e mesëm përfshihen këto veprimtari: Ndihma materiale për familje Për nivelin e lartë/superiorë përfshihen këto veprimtari :Ndihma materiale per familje

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 3 vite

Organi i ankimimit: Komisioni për Ankesa

Afati i ankimimit: Sipas Ligjit për procedurat administrative

Informatat e kërkuara

  • Emri, Emri i Prindit, Mbiemri
  • Datëlindja, vendi i lindjes, komuna
  • Adresa e vendbanimit
  • Numri personal
  • Gjinia :
  • Shtetësia:
  • Gjuha qe flisni
  • Numri kontaktues
  • E-mail

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30

Dokumentacioni i kërkuar

  • Kërkesa për licencë, (Origjinal)
  • Biografia - CV (Origjinal, Kopje)
  • Dëshmia për përgatitje profesionale (Diploma e vërtetuar), (Kopje e vertetuar)
  • Dëshmia e përvojës në shërbimet sociale dhe familjare, (Origjinal, Kopje e vertetuar)
  • Dëshmia se nuk është nën hetime apo i dënuar (Origjinal)
  • Letër-rekomandim nga mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë për shërbimet e kryera në vitin e fundit (Origjinal)
  • Dokumenti i identifikimit (kopje), (Kopje)
  • Dëshmia për pagesën e taksës së licencës në vlerë prej 5.00 €. (e cila paguhet ne banke) (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa5 €uroPagesa në cash 1000430070006532

Sharko formularët