REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Licencë per teknik të veterinarisë për mbarështim artificial

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Departamenti i Prodhimtarisë Blegtoriale

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është sigurimi se personat që kryejnë aktivitete profesionale të veterinës të kenë njohuritë dhe aftësitë e duhura për këto punë.

Përshkrimi: Pas kompletimit të dokumentave të nevojshme për aplikim, pala plotëson me shkrim kërkesën e parashtruar për aplikim për licencë dhe të nëshkruar e dorëzon në arkivë ku edhe bëhet protokolomi i saj, pas njoftimit të inspektorëve regjional kryhet inspektimi dhe lëshohet procesverbali nga ana e inspektorëve dhe vazhon më tutje procedura për shqyrtimin e lëndës nga Komisioni i Përhershëm prej 5 anëtarëve për Mbarështimin e kafshëve i themeluar nga Ministria dhe pas vlerësimit, merret vendimi për dhënien e licencës.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 3 vite

Organi i ankimimit: Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri i subjektit;
  • Adresa, vendi dhe komuna;
  • Tel., Fax., e-mail;
  • Përshkrimi i aktivitetit;
  • Data e aplikimit
  • Nëshkrimi nga ana e palës
  • Përshkrimi i aktivitetit

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 15 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Aplikacioni i kërkesës i plotësuar dhe i protokoluar; (Origjinal)
  • Të ketë diplomë për përgatitje profesionale përkatëse; (Kopje e vertetuar)
  • Të kenë kontratë me ambulacën veterinere të licencuar nga Agjencioni i Ushqimit dhe Veterinarisë; (Kopje)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa150 Euro (100 euro për vazhdim)Transfer bankar 1000400070001150

Formulari nuk është në dispozicion