REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Certifikatë për noter

Ministria e Drejtësisë

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është selektimi i kandidatëve të cilët në të ardhmën mund të jenë noter. Kjo procedurë duhet të egzistojë për t'u vlerësuar njohuritë dhe aftësitë profesionale të kandidatëve për noter dhe sigurimi i cilësisë së shërbimeve të noterit ndaj publikut.

Përshkrimi: Pas publikimit të konkursit nga ana e Ministrisë së Drejtësisë, aplikantët dorëzojnë aplikacionin në Ministrinë e Drejtësisë. Për kërkesat, respektivisht për atë se kush ka të drejtë të hyjë në provim, vendos Komisioni për Provimin e Noterisë. Ky komision i kontrollon edhe testet me shkrim dhe i pyet verbalisht kandidatët. Pas gjithë kësaj, ky Komision i dorëzon raportin Ministrit të Drejtësisë, Ministria e Drejtësisë iu lëshon certifikata të gjithë atyre që kanë dhënë provimin. Këto certifikata nënshkruhen nga Ministri i Drejtësisë.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: Pa Afat

Organi i ankimimit: Komisioni për shqyrtimin e ankesave, Ministria e Drejtësisë

Afati i ankimimit: 8 dite

Informatat e kërkuara

  • Nuk ka formular ka vetëm kërkesë

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 82

Dokumentacioni i kërkuar

  • Diplomë/Certifikatë shkollimi me sistem katër vjeçar ose Master. (Kopje e vertetuar)
  • Vërtetim i përvojës së punës në kohëzgjatje të paktën tri vite. (Origjinal)
  • Letërnjoftimi (Kopje)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa150Transfer bankar 1000400070003470