REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Regjistrimi i Organizatave Jo-Qeveritare

Ministria e Administratës Publike

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është regjistrimi i Organizatave Jo-Qeveritare në Kosovë, evdidentimi i tyre dhe azhornimi i informacionit për to.

Përshkrimi: Kërkesa për themelimin e Organizatës Jo-Qeveritare dorëzohet në Departamentin për Regjistrim dhe Ndërlidhje me Organizatat Jo-Qeveritare pranë Ministrisë së Administratës Publike, shqyrtohet nga zyrtarët brenda afatit dhe kur dokumentacioni të jetë i kompletuar atëherë regjistrohet në bazën e të dhënave, printohet certifikata e regjistrimit dhe i lëshohet palës.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: Certifikata e regjistrimit është pa afat kohorë

Organi i ankimimit: Ministria e Administratës Publike

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emrin zyrtar, shkurtesën zyrtare si dhe simbolin zyrtar të organizatës
  • Formën organizative (shoqatë, fondacion);
  • Adresën e organizatës;
  • Qëllimet e organizatës dhe aktivitetet;
  • Emrat dhe adresat e themeluesve;
  • Emrin, adresën dhe informata tjera kontaktimi të përfaqësuesit të autorizuar,
  • * Për OJQ-të e vendit të huaj nevojiten:
  • - një kërkesë-formular; -dëshminë që është person juridik në një vend tjetër; -adresën e organizatës në Kosovë; - një deklaratë me shkrim nga një përfaqësues i autorizuar i OJQ-së, me autorizim për të dhënë një deklaratë të këtillë, dhe që tregon: -qëllimet e OJQ-së; -një përshkrim të përgjithshëm të aktiviteteve që OJQ-ja planifikon t'i kryejë në Kosovë, dhe emrin, adresën dhe kontakt-informata tjera të përfaqësuesit të autorizuar.

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 60

Dokumentacioni i kërkuar

  • Kërkesa për regjistrim të Organizates Jo-Qeveritare (Origjinal)
  • Akti Themelues (Origjinal)
  • Statuti (Origjinal)
  • Kërkesa për statut të përfitimit publik (opsionale) (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
PagesaPa pagesë

Sharko formularët