REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Qëndrim i përhershëm në Republikën e Kosovës

Ministria e Punëve të Brendshme, Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është që t'i jepet qëndrimi i përkohshëm të huajit i cili qëndron ose ka për qëllim të qëndroj në territorin e Republikës së Kosovës me qëllim të ribashkimit familjar, arsimit para-universitar ose arsimit të lartë, kërkimit shkencor, pune apo arsyeve humanitare.

Përshkrimi: Paraqitja e kërkesës për Leje Qëndrim të Përkohshëm personalisht nga pala në Divizioni për të Huaj - Departamenti për Shtetësi Azil dhe Migracion Ministria e Punëve të Brendshme. Kërkesa shqyrtohet nga Komisioni për Leje Qëndrim dhe merret vendimi. Në rastet kur vendimi është pozitiv pala duhet të vijë që të nënshkruaj formularin për aplikim, më pas bëhet eksportimi i të dhënave në Departamentin për Prodhimin e Dokumenteve, bëhet pranimi i letërnjoftimit nga Departamentin për Prodhimin e Dokumenteve, pala duhet të vijë ta marrë fletëpagesën të bëjë pagesën dhe ta marrë letërnjoftimin për të huaj. Në rastet kur vendimi është negativ nxirret vendimi për refuzim si dhe urdhër largimin nga territori i Kosovës, arsyet e urdhër largimit, afatin e largimit dhe pikën e kalimit kufitar të largimit.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 5 vite

Organi i ankimimit: Ministria e Punëve të Brendshme

Afati i ankimimit: 8 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri dhe mbiemri (mbiemri para martesës) i paraqitësit të kërkesës
  • Gjinia
  • Shtetësia
  • Data e Lindjes
  • Vendlindja
  • Gjendja civile
  • Profesioni
  • Venbanimi
  • Data e hyrjes në Kosovë
  • Argumentet mbi arsyeshmërinë e qëndrimit të përkohshëm në Republikën e Kosovës
  • Faktet e mjeteve të mjaftushme materiale për jetesë
  • Nr. i telefonit
  • Sigurimin shëndetësor
  • Vendbanimi i fundit në Republikën e Kosovës
  • Data e paraqitjes së kërkesës
  • Nënshkrimi

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 60 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Dëshminë për qëndrim të pa ndërprerë prej 5 vjet në Republikën e Kosovës; përjashtimisht në rastet e leje qëndrimit të përhershëm të ribashkimit familjar me martesë, qëndrimi i pa ndërprerë kërkohet të jetë 3 vjet (Kopje)
  • Dokument të vlefshëm udhëtimi (Kopje)
  • Mjete të mjaftueshme për jetesë të cilat dëshmohen përmes pasqyrës bankare, kontratës së punës apo dëshmi tjetër me të cilën dëshmohet se i huaji ka mjete të mjaftueshme për jetesë; (Origjinal)
  • Dëshmia për banimin e siguruar (dëshminë e pronësisë apo kontratën e qirasë të noterizuar), me hapësirën e nevojshme për jetesë sipas normave minimale të banimit të përcaktuara me legjislacionin në fuqi (Kopje)
  • Dëshmia që nuk është i dënuar dhe dëshmia që nuk është nën hetime e lëshuar nga organet kompetente të Republikës së Kosovës (Origjinal)
  • Të ketë njohuri elementare të njërës nga gjuhët zyrtare në shkrim dhe lexim në Republikën e Kosovës, si dhe njohja e kulturës dhe rregullimi shoqëror (Kopje)
  • Sigurimin shëndetësor (Origjinal)
  • Nuk ka ndalesë hyrje në Republikën e Kosovës; (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa100 Euro për punësim, 70 Euro bashkim familjar Transfer bankar 1000420070000179

Sharko formularët