REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Licencë për përpunues industrial të duhanit dhe produkteve të tij

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Departamenti i Zhvillimit Rural

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është licencimi për përpunimin e duhanit si produkt të gatshëm për industrinë e prodhimit të produkteve të duhanit që përfshinë klasifikimin e duhanit të grumbulluar nga fermeri, manipulimin e duhanit të grumbulluar në tuba-dëngje, ambalazhimin dhe etiketimin.

Përshkrimi: Subjektet e intersuar për t'u pajisur me licencë për përpunim industrial të duhanit dhe produkteve të tij duhet të paraqesin kërkesën pranë Departamentit për Politika Bujqësore dhe Tregtare. Shqyrtimi i kërkesës bëhet nga një komision për shqyrtim dhe vlerësim të kërkesave për licencim i cili formohet me vendim të Sekretarit të Përgjithshëm.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 5 vite

Organi i ankimimit: Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri i biznesit;
  • Emri i subjektit;
  • Emri dhe mbiemri i pronarit;
  • Adresa, Vendi, Komuna;
  • Tel, fax, e-mail;
  • Veprimtaria për të cilën aplikon;
  • Data e aplikimit / Nënshkrimi i aplikuesit;

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 15 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Certifikatën nga Agjencia për Regjistrimin e Biznesit; (Origjinal)
  • Informatën për regjistrimin e biznesit; (Origjinal)
  • Certifikatën e Numrit Fiskal; (Origjinal)
  • Certifikatën e TVSH; (Origjinal)
  • Lejen e punës; (Kopje)
  • Pëlqimin mjedisor nga Ministria përgjegjëse për Mjedis dhe Planifikim Hapësinor; (Origjinal)
  • Lejen mjedisore nga MMPH e cila duhet të sillet brenda afatit prej 6 muajsh sipas Ligjit Nr.03 L-025 për mbrojtjen e mjedisit; Procesverbalin e inspektorit fitosanitar për hapësirë të nevojshme të objektit – pajisjet e instaluara, proceset teknologjike dhe kapacitetet e prodhimit, grumbullimit për përpunimin industrial të duhanit dhe produkteve të tij; (Origjinal)
  • Dëshmitë për posedimin e lëndes së parë, të prodhuar në mënyrë vetanake, të siguruar nga kooperuesit ose nga importi; (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa10000 euro (800 euro për vazhdim të licencës)Transfer bankar 1000400070001150