REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Leje për import/eksport të llojeve të egra të bimëve

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Departamenti i Mbrojtjes së Mjedisit

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është monitorimi i eksportit dhe importit të llojeve të egra të bimëve për të mbrojtur natyrën. Kjo procedurë është obligim edhe sipas standardeve të Bashkimit Evropian.

Përshkrimi: Pala e interesuar aplikon në Ministrinë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor për marrjen e lejes. Departamenti i Mbrojtjes së Mjedisit e shyrton kërkesën, afati kohor i shqyrtimit ende nuk është përcaktuar mirëpo pas shyrtimit Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor e lëshon lejen.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: Për import leja është e vlefshme 12 muaj, për eksport leja është e vlefshme 6 muaj

Organi i ankimimit: Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor

Afati i ankimimit: 30 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri i importuesit/eksportuesit
  • Shteti i ri-eksportit
  • Shteti importues
  • Lokacioni i përcaktuar për ekzemplarët e gjallë
  • Përshkrimi i ekzemplarit (shenjën, gjininë, datëlindjen për shtazët e gjalla)
  • Pesha neto, sasia
  • Origjina, qëllimi
  • Shteti i origjinës
  • Emri shkencor i llojit
  • Emri i llojit në shqip
  • Kushtet e veçanta
  • Kopje të forumularit për organin kompetent administrativ
  • Kopje të formularit për shërbimin doganor

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): Nuk është e përcaktuar ende

Dokumentacioni i kërkuar

  • Formulari i lejes (Origjinal)
  • Formulari i njoftimit mbi importin (Kopje e vertetuar)
  • Kopje të forumularit për organin kompetent administrativ (Kopje e vertetuar)
  • Kopje të formularit për shërbimin doganor. (Kopje e vertetuar)
  • Formulari i lejes për cirqe dhe ekspozita udhëtuese (Origjinal)
  • Aplikuesi/Kompania (Origjinal)
  • Formulari i vërtetimit për tregtinë sipas nenit 22 dhe vërtetimet për bartjen e shtazëve sipas nenit 27 (Kopje e vertetuar)
  • Formulari përcjellës i lejeve nga Shtojcat XI.dhe XV. (Origjinal)
Pa pagesë