REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Leje e përkohshme për dezinfektim, dezinsektim dhe deratizim

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Departamenti i Prodhimtarisë dhe Mbrojtjes së Bimeve

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është rregullimi i të drejtës së operatorit për ushtrimin e aktivitetit të Dezifektimit, Dezinsektimit, Deratizimit ku duhet të pajiset me leje të përkohshme.

Përshkrimi: Kërkesa për Lejen për Dezinfektim, Dezinsektim, Deratizim paraqitet në Departamentin e Politikave Bujqësore dhe Tregtare nga subjekti i interesuar. Për këtë procedurë vendos Komisioni i pavarur në përbërje nga 4 antarë te cilët vendosin lidhur me aplikimet për lejen e 3-DDD (Dezinfektim, Dezinsektim, Deratizim). Komisioni i pavarur brenda (15) ditësh pas përfundimit të datës për aplikim, vendos mbi bazat e aplikimit se a do ta lëshojë lejen një aplikanti, sipas rregullave të përcaktuara.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 6 muaj

Organi i ankimimit: Ministria e Bujqësisë ,Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri i subjektit;
  • Emri dhe mbiemri i pronarit;
  • Tel, fax, e-mail;
  • Emri dhe mbiemri i agronomit;
  • Adresa, vendi, komuna;

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 15 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Aplikacioni (ku rënditen dokumentat që kerkohen për aplikim); (Kopje)
  • Certifikata e biznesit nga MTI (Kopje)
  • Certifikata e e numrit fiskal MF; (Kopje)
  • Diploma për përgatitje profesionale (Fakulteti i Bujqësisë, Agronomisë,Veterinarisë, Epidemiologjisë, Ekologjisë); (Kopje e vertetuar)
  • Procesverbali nga Inspektorati Fitosanitar; (Origjinal)
  • Fletëpagesa e taksës për leje në vlerë prej 40 euro; (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa40 euroTransfer bankar 1000400070001150

Sharko formularët