REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Leje për vendosjen në treg të produkteve për mbrojtjen e bimëve që janë të autorizuara në vendet anëtare të Bashkimit Evropian

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Departamenti i Prodhimtarisë dhe Mbrojtjes së Bimeve

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është që, në rastet e paraqitjes së ndonjë rreziku të pa parashikuar që shfaqin organizmat e dëmshëm, dhe të cilat nuk mund të luftohen apo nuk mund të kufizohet dëmi i tyre me përdorimin e produkteve për mbrojtjen e bimëve të autorizuar, të lejohet futja e produkteve të tjera nga vende të BE-së. Këto produkte duhet të kontrollohen nëse janë vërtetë të cilësisë dhe të origjinës nga Bashkimi Evropian, andaj ky është edhe synimi i kësaj procedure.

Përshkrimi: Aplikuesi (personi fizik apo juridik) aplikon në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për marrjen e lejes për vendosjen ne treg të produkteve për mbrojtjen e bimëve, të cilat janë të autorizuara në ndonjërën prej vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe mund të vendosen në tregun e Kosovës.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: Nuk është përcaktuar ende

Organi i ankimimit: Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri dhe adresa e aplikuesit;
  • Emri dhe numri i autorizimit të Produkteve për mbrojtjen e bimëve në ndonjërin vend anëtar të BE-së;
  • Emri dhe adresa e përfituesit të autorizimit PMB dhe emri i vendit anëtar të BE-së që ka lëshuar autorizimin;
  • Substanca aktive, formulimi, paketimi, etiketimi;
  • Emri i propozuar për vendosje në treg të Kosovës;
  • Etiketa e propozuar në gjuhën e përdoruesit në pajtim me Direktivën 67/548/EEC;

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 15 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Diploma apo certifikata profesionale e vlefshme për trajnimet e kryera; (Kopje e vertetuar)
  • Dëshmitë që PMB është e paraparë për përdorim vetanak dhe nuk vendoset në treg nga personi i tretë apo për persona të tretë; (Origjinal)
  • Sasia e PMB që përdoren në kulturat bimore; (Kopje)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
PagesaNuk është përcaktuar ende

Formulari nuk është në dispozicion