REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Licencë për eksportues të materialit fidanor të perimeve

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Departamenti i Prodhimtarisë dhe Mbrojtjes së Bimeve

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është sigurimi i cilësisë së materialit fidanor të perimeve.

Përshkrimi: Për marrjen e licencës eksportues të materialit fidanor të perimeve pala duhet të aplikojë në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përkatësisht në Departamentin i Politikave Bujqesore dhe Tregjeve ku duhet të sjellë dokumentet e kërkuara nga Departamenti. Autoriteti Licencues është i obliguar të lëshojë licencën, më së largu mbrenda afatit prej 30 ditësh, nga dita e aplikimit gjegjësisht kompletimit të dokumentacionit. Pagesat kryhen përmes llogarisë bankare. Procedura ka te bëjë me eksportin e materialit fidanor të perimeve. Procedura për vazhdimin e licencës është e njejtë.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: Një vit (1)

Organi i ankimimit: Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Kërkesa për Aplikim;
  • Emri dhe mbiemri i pronarit;
  • Emri i Subjektit;
  • Adresa/ fshati/Komuna;
  • Data e Aplikimit;
  • Nënshkrimi i aplikuesit;

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Kërkesa për regjistrim; (Kopje)
  • Certifikata e biznesit dhe informata mbi biznesin; (Origjinal)
  • Fletëpagesa e taksës për regjistrim; (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa5 euro - njejtë edhe vazhdimiTransfer bankar 1000400070001150