REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Licencë për tregtimin e materialit fidanor të bimëve dekorative

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Departamenti i Prodhimtarisë dhe Mbrojtjes së Bimeve

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është kontrolli i tregtimit të materialit fidanor të bimëve dekorative që të garantohet konsumatori për cilësinë e këtyre produkteve.

Përshkrimi: Për marrjen e licencës për tregtues të materialit fidanor pala duhet të aplikojë në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përkatësisht në Departamentin e Politikave Bujqesore dhe Tregjeve ku duhet të sjellë dokumentet e kërkuara nga Departamenti. Autoriteti Licencues është i obliguar të lëshojë licencën, më së largu mbrenda afatit prej 30 ditësh, nga dita e aplikimit gjegjësisht kompletimit të dokumentacionit. Procedura ka të bëjë me tregtimin e materialit fidanor të bimëve dekorative. Procedura për vazhdimin e licencës është e njëjtë.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 3 vite

Organi i ankimimit: Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Kërkesa për Aplikim;
  • Emri dhe mbiemri i pronarit;
  • Emri i Subjektit;
  • Adresa/ fshati/Komuna;
  • Kontakti;
  • Data e Aplikimit;
  • Nënshkrimi i Aplikuesit.

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Kërkesa për regjistrim; (Kopje)
  • Certifikata e bizensit dhe informata mbi biznesin; (Origjinal)
  • Fletëpagesa e taksës për regjistrim (fletëpagesën e merr te zyrtari përkatës në vlerë prej 30 euro); (Kopje)
  • Diploma për përgatitjen profesionale (Shkolla e mesme); (Kopje e vertetuar)
  • Procesverbalin nga inspektori fitosanitar për ruajtjen e materialit fidanor (depo apo fushë të hapur); (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa30 euroPagesa në cash 1000400070001150